Gjon Mili – teologu i fotografisë

«I fundit, por jo më i vogli» – kështu e ka vlerësuar Gjon Milin (1904-1984), fotografin nga Korça, albanologu kanadez Robert Elsie në studimet e fotografëve të vjetër të Shqipërisë dhe Ballkanit Juglindor.

Kristaq BALLI

Fotografi i dimensioneve botërore, Gjon Mili, lindi më 28 nëntor të vitit 1904, në Korçë, kurse ndërroi jetë në vitin 1984 në Stamford të SHBA-ve. Ai erdhi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1923 nga Rumania. Ishte bir i dy prindërve shqiptarë, Vasil Mili dhe Viktori Çekani, nga Korça. Gjon Mill studioi për inxhinier ndriçimi në një ndër universitetet më të njohura të botës – Instituti i Teknologjisë Massachusets.

Patriot dhe kozmopolit

Gjon Mili ka qenë aktiv në shoqërinë e emigrantëve shqiptarë në Amerikë – «Vatra». Ai ka qenë redaktor në gazetën «Dielli», për të cilën ka shkruar. Pas mbarimit të studimeve në vitin 1927, punoi në Westinghouse, firmën e madhe të prodhimeve elektrike. Fotografinë e kishte pasion. Në kontakt me opinionin patriotik shqiptar ishte Faik Konica, i cili, duke nuhatur prirjet e Milit në fushën e fotografisë, e inkurajon të aktivizohet në këtë profesion.
Falë aftësive të tij profesionale e intelektuale, ai do t’i botojë fotot e veta në disa organe e periodikë amerikanë. Ajo që do ta përcaktonte udhën e tij të suksesshme botërisht do të ishte fillimi i bashkëpunimit, më 1938, me revistën e njohur për fotografi, «Life».

Më vonë u zhvendos nga Bostoni për në Nju-Jork, ku e ngriti një studio. Më tetor të vitit 1946, Gjon Mili e hapi në Paris një ekspozitë fotografike. Ekspozitën e përuroi filozofi Zhan Paul Satre. Në këtë kohë, Mili kishte vetëm shtatë-tetë vjet prej kur merrej seriozisht me fotografi. Nga kjo kohë janë edhe fotografitë e Edit Piafit, këngëtares me renome botërore të shansonave dhe baladave.

Gjon Mili ka fotografuar me teknikën e tij të shumë shkrepjeve edhe Pikason tek po e vizatonte një centaur. Miqësia e tyre vazhdoi dhe në vitet e ‘60-ta dhe më vonë. Gjon Milit i ka ndodhur një fatkeqësi e rëndë. Në vitin 1966, Milit i ndodhi një fatkeqësi, kur iu dogj studioja, me ç’rast iu shkrumbua e gjithë korrespondenca, duke përfshirë edhe atë me Pikason.

Zbulimet teknologjike dhe fotografitë sensacionale

Suksesi botëror i Milit i dedikohet shumë njohjes dhe bashkëpunimit me shkencëtarin vërsnik amerikan Herëlld Exherton, në vitin 1937. Ai punonte në laboratorin e institutit ku kishte studiuar Gjon Mili në fushën e zbulimit të metodave të ndriçimit artificial me fluks e frekuencë të lartë kuantike. Këto metoda mund të zbatoheshin edhe në fushën e fotografisë.
Bashkëpunimi Exherton-Mili e shënon fillimin e një evolucioni të rëndësishëm e të vijueshëm në të ashtuquajturën ‹dritë stroboskopike› – drita e çastit, flesh – dhe shpejtësisë alternative të diaphragmës së aparatit fotografik, që i dhanë frymëmarrje, cilësi e zhvillim thelbësor teknikave e proceseve teknologjike e estetike të fotografive. I impresionuar nga fleshi që kishte shpikur Edgertoni, Mili ishte shprehur: «Sikur ta kisha këtë dritë, do të lija çdo gjë tjetër. Që nga ky moment, Mili u mor vetëm me fotografi.

Me zbatimin e fleshit elektronik të dritës, sidomos fotografia e sallave të mbyllura fitoi zhvillime shumë produktive. Gjon Mili për shumë vite eksperimentoi me fotografi sensacionale, që i dhanë atij një njohje e famë botërore. Më 1934, Mili kishte e hapur ekspozitën e parë fotografike, përshtypjet e opinionet për të cilën e kishin nxitur për realizimin e fotografive të mëtejshme.

Aplikimi shkencor i dritës stroboskopike, bashkë me tharmin e talentit magjik të Milit reflektoi në ridimensionimin cilësor e sasior të një trendi të ri ndërkombëtar fotografik, që atij i është pranuar me nderim botërisht. Kjo është arsyeja që ai njihet si njëri prej fotografëve më të mirë të të gjitha hapësirave e kohëve.

Fotograf, regjisor dhe autor

Gjon Milit i janë vënë shpesh edhe epitete, si «shqiptari gjenial», «njeriu që ngrin lëvizjen», «fotografi që e stopoi kohën», «fotografi i dritës», «magjistari i fotografisë», «teolog i fotografisë» etj. Edhe pse ai prej dhjetë vjetësh e kishte përfunduar punën eksperimentuese, Mili vazhdoi të prodhojë qindra fotografi me sens të theksuar estetik, të cilat e mbajnë në nivelet më të larta të krijimtarisë globale. Fotot që Mili ka bërë me Pikason, duke vizatuar në errësirën e ajrit me një ‹laps› elektrik, vijojnë edhe sot të imitohen nëpërmjet teknologjive elektronike.
Personazhe të artit fotografik të Gjon Milit ishin ato të çdo mjedisi të aktivitetit human, të politikës, artit, shkencës, sportit, modës, nudos, fragmentit e detajit femëror, qindra e qindra portrete të personaliteteve. Arti i tij ishte i niveleve të larta, art elitar.

Gjon Mili i ka sprovuar aftësitë e tij edhe në filmin e shkurtër, që në atë kohë lëvrohej mjaft. Filmi i tij i vetëm «Jammin’ The Blues», në të cilin ai ishte regjisor, nuk kaloi pa lënë gjurmë. Për këtë film, më 1944, ai u nominua për çmimin «Oscar».

Biografia artistike e Gjon Milit është shumë e gjerë, shumë e pasur dhe shumë e çmueshme. Ai mbetet figurë artistike e dimensioneve botërore, enciklopedike, monografike, ekspozicionale, eksperimentuese dhe si një prej përfaqësuesve më të shquar e më të mirënjohur të Diasporës shqiptare në gjithë botën.

Gjon Mili ka botuar, gjithashtu, edhe disa libra, në qendër të të cilëve është përvoja e tij jetësore e profesionale.«I fundit, por jo më i vogli» – kështu e ka vlerësuar Gjon Milin (1904-1984), fotografin nga Korça, albanologu kanadez Robert Elsie në studimet e fotografëve të vjetër të Shqipërisë dhe Ballkanit Juglindor.

Gjon Mili ka botuar, gjithashtu, edhe disa libra, në qendër të të cilëve është përvoja e tij jetësore e profesionale.