Gjithnjë kaloj

Foto: Shutterstock



Gjithnjë kaloj po në të njëjtin shteg,
Përgjatë kopshtit, ku s’ka plep e shelg,
Por vetëm trëndafila.
Ndonjëri dhe për pakëz do të çelë,
Përse jo shumë vonë në çdo degë
Plot me freski, plot ngjyra e gazmend,
Do çelin gonxhe e filiza.
E di se unë jam veç në fillim
E ndrydhur hesht fuqia,
Por kur të zgjohet me vrull e gjallim
Do kenë fjalët e mia,
– Do jenë trëndafila në shpërthim,
Që tunden nga puhia.

Përktheu Perikli Jorgoni