Gjithnjë drejt sfidave të reja…

INTERVISTË ME OPERATORIN E PAVARUR DHE UDHËHEQËS I REPARTIT TË KARDIOKIRURGJISË NË SPITALIN TRIEMLI, DR. OMER XHEMALI

Intervistoi Dashnim HEBIBI

Për mërgimin, amanetet e të parëve, studimet gjithandej në botë, sukseset në punë, mirënjohjet, parimet, familjen… Flet profesionalisht dhe sinqerisht dr. Omer Xhemali.

Doktor Xhemali, a ju kujtohet dita kur iu drejtuat mërgimit nga Tearca e Tetovës?

Dita kur jam nisur drejt Perëndimit do të ngelë përgjithmonë në memoaret e mia. Si fëmijë i vetëm i dy prindërve të rinj me moshë, kjo ditë la mbresa edhe tek unë, edhe te prindërit e mi. Posaçërisht më kanë lënë mbresa porositë që ata m’i dhanë. Të mërzitur, por edhe të entuziazmuar, një dite para largimit tim ne u ulëm në tavolinë dhe biseduam për të ardhmen. Veç tjerash, më dhanë dy mesazhe me vete: «Kudo që të largohesh në botë, mos harro se gjithmonë do të na kesh ne dhe vendlindjen tënde prapa. Gjithmonë dhe në çdo situatë mund të thuash ‹unë kthehem në shtëpi›. Por, që të mund të kthehesh, duhet të mos e harrosh atë asnjëherë.» Tjetra: «Identiteti yt është pasuria jote më e madhe, pra mos e harro kombin dhe përkatësinë fetare, se ai që e mbron dhe e respekton identitetin e vet do të respektohet nga çdokush në botë.» Tani, 26 vjet më vonë, mund të konstatoj se këto dy mesazhe më kanë ndjekur tërë jetën dhe gjithmonë ma kanë rritur vlerën personale.

Prindërit tuaj, Servet dhe Remzie Xhemali, janë edhe arsimtarë të njohur në fshat e rrethinë… Cila është fjala juaj më e shpeshtë, me të cilën u drejtoheni prindërve tuaj?

Unë jam shumë i afërt me ta. Në shumicën e rasteve ne diskutojmë si shokë dhe intelektualë, por së fundi unë ngelem fëmija i tyre dhe shumë shpesh, edhe në këtë moshë, ata përpiqen të më korrigjojnë në shumë aspekte të jetës. Kjo, si duket, është në natyrën e arsimtarëve.

Si fëmijë, keni menduar se një ditë do të bëheni mjek?

Dy persona nga jeta ime fëmijërore kanë qenë shkaktarë që unë që në vegjëli të interesohem për këtë profesion. Një njërën anë ka qenë gjyshja nga babai, e cila në moshë shumë të re, kur unë isha nëntë vjeç, ndërroi jetë nga sëmundja e zemrës. Unë atëherë rrija kohën më të gjatë me të, pasi prindërit ishin në punë, dhe humbja e saj më ka lënë mbresa – unë mendoja se ajo vdiq shkaku i mungesës së kushteve për t’i ndihmuar. Në anën tjetër, ishte gjyshi im nga ana e nënës, i cili si moto kryesore e kishte shkollimin e brezave të rinj. Si të vegjël ai na thoshte: «Edhe minjtë që shëtisin në shtëpinë time do të kisha dëshirë t’i kem të diplomuar». Ai kishe dy profesione shumë të preferuara – atë të mjekut dhe të pilotit. Siç e vëreni, interesimi për profesionin tim filloi që në fëmijëri.

Shkollën fillore dhe të mesmen i keni kryer në Tetovë. Për studime keni shkuar në Sarajevë, të cilat i keni ndërprerë shkaku i luftës në Bosnjë. Na thoni dy-tri fjalë për atë periudhë si student?

Kjo ishe një periudhë e tranzicionit, me shumë batica e zbatica, me ndryshime shumë të shpejte dhe frekuente, për një të ri në moshën time, ndonjëherë me ndryshime të pakapshme. Besoj se kjo periudhë e ka pasur një ndikim të thellë në gjithë gjeneratën time.

Si u bë që të largoheni nga Bosnja?

Largimi ime nga Sarajeva ndodhi shkaku i fillimit të konflikteve luftarake në Bosnjë e Hercegovinë.

Në vitin 1992 iu drejtuat Gjermanisë. Gjuhën gjermane e keni mësuar atje dhe i keni filluar studimet e mjekësisë në Universitetin e Mainzit. Filluat nga e para, apo ju njohën provime nga studimet në Sarajevë?

Pas largimit nga Sarajeva, së pari u përpoqa t’i vazhdoj studimet e mia në Shkup, apo Tiranë. Për fat të keq – ose të mirë – nuk pata sukses, ashtu që vendosa të nisem për në Gjermani, ku pas përvetësimit të gjuhës gjermane i rifillova studimet e mjekësisë.

Më 1999 i përfunduat studimet në Gjermani. Keni pasur probleme financiare ose të tjera? A kemi menduar ndonjëherë t’i ndërprisni studimet dhe të filloni ndonjë punë tjetër?

Tani, kur shikoj prapa, mendoj se jeta e çdo studenti është e përcjellë me suksese, por edhe me vështirësi të ndryshme. Por nëse ke parasysh një qëllim apo sfidë, të gjitha këto situata janë të tejkalueshme. Normalisht se kam pasur faza kur mendoja se ndoshta do të ishte më mirë t’i ndërprisja studimet, por mbështetja familjare dhe dëshira e madhe që të mos dështoj më kanë bërë gjithmonë të fortë.

Si u bë që menjëherë u pranuat në Klinikën Universitare të Mainzit, apo kush ishte ai që ju ndihmoi të jenë pjesë e kësaj klinike të njohur?

Gjatë studimeve unë e pata fatin të jem tutor në Katedrën e Anatomisë, ku si mentor personal e kisha prof. Moritz Konerding, tek i cili e mbarova doktoraturën. Ky ishe edhe shkaku i inkuadrimit tim të shpejtë në këtë klinikë.

Doktoraturën e keni mbaruar në vitin 2000. Cila ishte tema që e mbrojtët?

Tema ime kishe të bënte me përshkrimin a anatomisë së ultrazërit.

Pas doktoratës iu drejtuat Frankfurtit, dhe në vitet 2000-2009 punuat në klinikën universitare të këtij qyteti. Cila ishte përvoja më e madhe profesionale që ju shërben aktualisht?

Në këtë klinikë m’u dha rasti që ta mësoj profesionin tim që tani e aplikoj – kirurgjinë torakale dhe atë të zemrës, nën udhëheqjen e dy mësuesve të mi, prof. Peter Kleine dhe prof. Anton Moritz. Nën udhëheqjen e tyre pata rastin t’i aplikoj të gjitha operimet e mundshme në këto fusha, dhe për një kohë të caktuar të jem edhe si operator i pavarur.

Më 2006 u specializuat në lëmin e kardiokirurgjisë dhe të kirurgjisë torakale. Në Universitetin e Frankfurtit, në vitin 2009, e keni mbrojtur temën e habilitimit dhe jeni emëruar docent i përjetshëm në lëndën e kirurgjisë së zemrës dhe asaj torakale në këtë universitet. Ku e gjetët çelësin e gjithë këtij suksesi?

Çelësi im i suksesit është dashuria ndaj profesionit dhe mbështetja e pakufizuar familjare.

Pas gjith këtij suksesi në Gjermani, si u bë që t’i drejtoheni Zvicrës?

Siç e shihni nga e gjithë biografia ime, unë në jetën time gjithnjë kam kërkuar sfida të reja dhe jam përpjekur ta marr përgjegjësinë gjithmonë duke i rritur kompetencat. Kjo veti më shtyri të nisem drejt Zvicrës.

Në spitalin Triemli, jeni operator i pavarur, udhëheqës i Repartit të Kardiokirurgjisë dhe zëvendës i vetëm i shefit të Departamentit të Kirurgjisë. Njëkohësisht jeni i vetmi specialist për kirurgjinë torakale dhe e udhëhiqni edhe Repartin për Kirurgji Torakale. Si ju pritën zviceranët?

Unë mund të konfirmoj pa rezervë se në Zvicër më kanë pritur shumë mirë. Punëdhënësi im më ofron që unë ta aplikoj profesionin tim në nivelin më të lartë bashkëkohor dhe njëkohësisht më ofron kushte optimale për zhvillim të mëtutjeshëm.

Keni pasur oferta nga New York University dhe Boston Medical Center në SHBA… Besoni se zgjedhja më e mirë është kjo që e keni aktualisht?

Për momentin, me siguri që kjo ishte një zgjedhje e mirë. Por, siç thashë më lart, unë i adhuroj sfidat profesionale, prandaj të shohim se çfarë do të sjellë ardhmëria.

Jeni anëtar i shoqatës gjermane për kardiokirurgji – DGTHG, asaj zvicerane për kardiokirurgji – SGTHG, shoqatës evropiane për kardiokirurgji – EACTS, shoqatës internacionale – CTSnet. Me gjith këtë bagazh, do të kishit kontribuar në profesionin tuaj edhe në Vendlindje?

Me këtë moto unë jam larguar nga shtëpia dhe vendlindja, dhe kësaj motoje i kam ngelur gjithmonë besnik. Por, unë deri tani nga universitetet shqiptare nuk kam pasur fndonjë tesë për bashkëpunim, e nuk jam tip që imponohem. I vetmi universitet me të cilin bashkëpunoj dhe i cili më ka emëruar profesor i rregullt është Universiteti «Kiril i Metodij» në Shkup.

Keni qënë pjesëmarrës në kongrese të ndryshme shkencore në SHBA, në Hong-Kong… A na bëni një krahasim në këtë drejtim Zvicër – Gjermani dhe Amerikë – Azi?

Kardiokirurgjia bashkëkohore është pothuajse gjithkund në nivel të lartë. Përparësia që kemi ne në Evropë, e posaçërisht në Zvicër, është ana financiare. Në këto vende, me aplikimin e sistemit të sigurimit shëndetësor, mundësia që mjeku ta aplikojë gjithë diturinë që e ka, shoqëruar me pajisjet teknike, janë të pafund. Me këtë jam bindur se pacientët që trajtohen në BE ose në Zvicër e shijojnë një mjekësi terciare më të avancuar në botë. Në krahasim me Amerikën, ne sot mund të konstatojmë lirisht se në disa lëmi jemi bile edhe në avantazh. Por, edhe në Kontinentin e Evropës ka ndryshime që vërehen.

Si u ndjetë kur ju nda çmimi «Hans Borst» i shoqatave gjermane, austriake dhe zvicerane për kardiokirurgji, për punimin shkencor më të mirë të vitit 2007, që është përzgjedhur prej 770 punimeve të paraqitura?

Isha shumë i entuziazmuar, por edhe shumë krenar.

Si e shihni kardiokirurgjinë në Shqipëri, në Kosovë, apo në Maqedoni?

Në Shqipëri, kardiokirurgjia ka filluar të aplikohet që nga vitet e ‘70-ta. Për fat të keq, ne deri tani nuk kemi ditur ta shfrytëzojmë këtë avantazh. Kardiokirurgjia në trojet tona ende nuk është në binarë të sigurt. Në kohën e fundit po vërejmë se si disa institucione private dalin nga toka si kërpudhat pas shiut. Shumica e tyre pa ndonjë përgatitje afatgjatë dhe profesionale, gjë që personalisht më brengos pa masë. Unë jam i mendimit se kardiokirurgjia bashkëkohore e ka së pari vendin në institucionet publike – klinikat universitare – dhe privatizimi i saj mund të jetë vetëm si hap i dytë, pas etablimit të kardiokirurgisë publike.

Jeni i pari doktor shqiptar që keni bërë transplantimin e zemrës te një pacient. Kur ka ndodhur kjo?

Unë me transplantim kam filluar në vitet 2008/2009.

Ju ka ndodhur që ta operoni në zemër ndonjë bashkëkombës?

Jo vetëm një herë, por pothuajse çdo javë e kam nga një pacient shqiptar.

Keni marrë pjesë në ndonjë operim në Vendlindje…?

Po, deri tani i kam pasur disa operacione humanitare në Shkup.

A mund t’i përshkruani falënderimet e pacienëve shqiptarë pas shërbimeve të rëndësishme profesionale që u keni bërë…?

Unë jam shumë i kënaqur dhe i entuziazmuar nga pacientët shqiptarë. Shumica e tyre janë shumë bujarë dhe aspak të komplikuar. Pas operacionit ata janë gjithmonë shumë falënderues dhe duan me çdo kusht këtë edhe ta tregojnë me gjeste të ndryshme. Por, është shumë e vështirë që atyre t’ua bësh me dije se shpërblimi monetar për mua është «ad akta» dhe aspak i dëshirueshëm.

Kam dëgjuar për raste, kur doktori është shprehur se shkenca e ka kryer punën e vet, tash është në dorë të tjetërkujt. Jeni edhe ju besimtar?

Unë i takoj fesë myslimane dhe jam besimtar.

Shkoni shpesh në fshatin tuaj të lindjes dhe e shihni edhe atje veten si doktor, apo vetëm si Omer?

Nëse brenda vitit nuk e vizitoj fshatin tim, do të jem shumë i dëshpëruar. Është vendi i vetëm ku mund të largohem totalisht nga stresi profesional. Është e vërtetë se atje unë jam vetëm Omer, as më pak, as më shumë.

Do të kishit dashur që edhe fëmijët tuaj të merren me profesionin që keni?

Kisha dashur që fëmijët e mi të ngelin të shëndoshë, të kenë parime të mira kombëtare e fetare dhe të mund t’i ndjekin studimet. Vendimin se çfarë do të studiojnë ata duhet ta caktojnë vetë. Për mua, çdo vendim i tyre është i mirëseardhur.

Si e kaloni kohën e lirë?

Kam shumë pak kohë të lirë, e shumicën e saj e kaloj me familjen dhe me shokët, por edhe me aktivitete sportive.

I pëlqeni ushqimet shqiptare?

Pa mase, por jo ushqimet e importuara. Ne e kemi një kuzhinë shumë të pasur dhe burimore, posaçërisht në Malësinë e Pollogut.

Çfarë e dëmton më së shumti zemrën?

Duhani dhe stresi.

Sa operime bëhen në vit në klinikën tuaj ku punoni?

Bëhen rreth 900 intervenime në zemër të hapur dhe rreth 400 intervenime tjera.

Shpresojmë se të gjitha operacionet kanë qenë të suksesshme?

Po, shumica prej tyre.INTERVISTË ME OPERATORIN E PAVARUR DHE UDHËHEQËS I REPARTIT TË KARDIOKIRURGJISË NË SPITALIN TRIEMLI, DR. OMER XHEMALI

Po, shumica prej tyre.