Gjithmonë jam me të mundurit




Gjithmonë jam me të mundurit,
me përpjekjet e tyre
(që afrojnë dritë).
Deri në fitore,
pastaj iki, i braktis
dhe bashkohem me të mundur të tjerë.

...dhe kur arrij ndonjë fitore
ndahem dhe me veten
për të nisur beteja të reja...

Vetëm fitoret
pa të mundur
dua!