Gjindet i vdekur një kosovar në burgun hetues të Baselit

Të shtunën është gjetur i varur në qelinë e tij një i burgosur nga Kosova. Ai akuzohej për dhunë familjare.

Foto: AldanNi / Shutterstock

Një i burgosur i burgut hetues Waaghof pasditen e së shtunës është gjetur i vdekur në qelinë e tij. Kështu shkruan Neue Zürcher Zeitung duke iu referuar agjencisë zvicerane të lajmeve, sda. 40 vjeçari me prejardhje nga Kosova, sipas Prokurorisë së Kantonit të Qytetit të Baselit, është gjetur i varur në qelinë e tij.

Njëri prej kujdestarëve e ka gjetur atë në këtë gjendje pas vaktit të drekës. Mjeku kujdestar kanë mundur vetëm ta konstatojnë vdekjen e tij. I vdekuri qëndronte në burgun hetues për kërcënime lidhur me dhunë familjare. ks