Gjilani shpall Joe Bidenin «Qytetar Nderi»

Kuvendi Komunal i Gjilanit do të mbajë të martën seancë të jashtëzakonshme, duke filluar nga ora 10:00.

Në një njoftim për media bëhen të ditura disa nga pikat e kësaj mbledhje për të cilat do të diskutohet.

1. Konstatimi i prezencës së anëtarëve të KK-së

2. Propozim vendimi për rialokim te mjeteve për projekte kapitale

3. Shpallja “Qytetar Nderi” i Gjilanit të Joseph R. Biden III

4. Shpallja “Qytetar Nderi” i Gjilanit i Erzen Rrustemi

5. Miratimi i iniciativës për nxitjen e bashkëpunimit ndërkomunal me Lipjanin në fushën e infrastrukturës rrugore

6. Miratimi i nismës së kryetarit të komunës së Gjilanit, për bashkëpunim ndërkomunal në fushën e infrastrukturës rrugore

7. Miratimi i vendimit për autorizimin e kryetarit të Komunës së Gjilanit për bashkëpunim ndërkomunal me komunat fqinje në sferën e mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera.