Gjetun




N’nji pyll un’hyna,
S’kërkojshe gja;
Kur mbrend’u futa,
Çudi m’u ba!

Nën hije pava
Nji lulzë t’blerë;
Si ylli ndritte,
Ish plot me erë.

M’e kput’ kur desha,
Nga un’u kthye:
«Që un’ të vyshkem,
Po don me m’shkye?»

Me rrajë e nxora,
E mora n’gji;
Në kopsht e çova,
Në timen shpi.

Atë e mbolla
M’nji vend të qetë,
U mbush me lule
E plot me fletë.

E përktheu: Hil Mosi