Gjermanishtja e Cyrihut më e pëlqyer se ajo e Bernës

Dialekti i Cyrihut gëzon prestigj më të lartë, vjen më simpatik dhe më kompetent se gjermanishtja e Bernës. Ky ështër rezultati i një studimi të fundit në këtë fushë.

Është Adrian Leemann studiues në Universitetin e Kembrixhit, i cili së fundmi ka dalë me rezultatet e një studimi që thotë se dialekti i Cyrihut gëzon prestigj më të lartë dhe është më i dashur se dialekti i Bernës. Edhe vet ai është i befasuar me konkluzionin, «sepse dialekti i Cyrihut në përgjithësi nuk është i dashur», ndërsa tani del diçka tjetër. Profesori, përmes testeve të ndryshme e ka hulumtuar atë se si e influencojnë dialektet sjelljen e njerëzve. Në kuadër të skenarëve që janë luajtur, test-personat duhej të zgjidhnin midis gjermanishtes së Bernës, asaj të Cyrihut dhe «gjermanishtes së lartë». Në situatat e provës, personat testues duhej të zgjidhnin një sekretareshë, një mjek për t’i operuar dhe një partner për në pushim.

Dhe rezultati: Cyrihu del në të gjitha rrafshet e testit fitues, gjermanishtja e Bernës ndahet keq. Mbi 60 për qind e test-personave do të angazhonte një sekretare e cila e flet gjermanishten e Cyrihut. Vetëm 22 për qind janë për një shkrim në dialektin e Bernës. Njëlloj edhe në zgjedhjen e mjekut: 40 për qind e personave vendosin për një doktor nga Cyrihu dhe 24 për qind për një mjek që e flet gjermanishten e Bernës. Sipas studimit, dialekti i Cyrihut nuk lidhet vetëm me kompetencën, besueshmërinë dhe respektin, por vlerësohet edhe si simpatik. Edhe si shoqërues në pushime cyrihasit parapëlqehen kundrejt bernasve. Në grupin e të testuarve bënin pjesë 72 persona – 24 nga Berna, po aq nga Cyrihu dhe nga kantoni i Lucernës, i cili gjeografikisht shtrihet ndërmjet të dy rajoneve dialektore. Numri i personave të përfshirë në studim është i zakonshëm për këto teste dhe jep rezultate sinjifikante, e citon Tages Anzeiger profesorin.

Sipas studimit, që shefi i projektit e merr për reprezentativ, edhe bernasit dalin adhurues të Cyrihut. Edhe tek ata gjermanishtja e Cyrihut është favorite edhe pëlqehet para dialektit të tyre! Përndryshe, përveç se në përzgjedhjen e mjekut folësit e gjermanishtes letrare dalin në vendin e tretë. Sidomos të padëshiruar janë ata si partnerë pushimesh, dhe arsyeja sipas shefit të projektit është e qartë: «Gjermanishtja letrare në Zvicrën gjermane ka pak prestigj». Projekti i financuar nga Fondi Nacional, në fillim të shtatorit do të prezentohet në kongresin ndërkombëtar «Interspeech 2015». ks