«Gjermania i ndjell firmat zvicerane»

Tregu gjerman ua ka vënë syrin firmave zvicerane. Ai nuk është thjesht i madh, por Gjermania paraqet një vend interesant prodhimi.

«Gjermania është Europa», e citon NZZ drejtorin e një firme nga Rapperswili që prodhon mbrotje për ndigjimin. Kush ka leje qëndrimi në Gjermani, ka akces jo vetëm në tregun e saj 80 milionësh, por në të gjithë Unionin Europian. Drejtori i kësaj firme që është lodhur me endjen andej-këtej dhe investimit në dogana të parasë dhe kohës, planifikon të themelojë një njërsi afariste në Germani.

Kështu mendojnë edhe shumë afaristë të tjerë zviceranë. «Për ndërmarrjet që prodhojnë dhe ofrojnë shërbime të suksesshme, Zvicra po bëhet e ngushtë», thotë raporti. Kjo, transmeton ai, ka qenë gjithmonë kështu, por tani po ndihet më fort. Gjermania, bizneset eksportuese të së cilës po përfitojnë nga dobësimi i euros, ndjell me ekonominë e saj që po ekspandon. Prodhuesit zviceranë po konfrontohen me një shtrenjtim të bazës së kostove me 11 për qind kundrejt konkurrentëve të tyre në UE. Në Gjermaninë jugore investitorët e huaj po peshkohen tamam. Një firmë nga St. Galleni për prodhimin të maqinave të kafesë, thotë se kompanisë në Gjermani në këmbim të punësimit të një numri të caktuar njerëzish i janë ofruar lehtësime tatimore, por edhe asistencë administrative dhe në ngritjen e fabrikës. «Kohëve të fundit, nxitësit e ekonomisë janë në garë për rekrutimin e firmave zvicerane», pohon raporti. Një firmë tjetër zvicerane nga sektori i indusrtisë së automobilave, e cila 88 për qind të qarkullimit e realizon nga eksporti kurse një të tretën e 1’500 punëtorëve i ka nga Zvicra, është duke e shqyrtuar mundësinë e transferimit të disa projekteve në Gjermani. Edhe një firmë gjenevase e specializuar për proteza të boshtit kurrizor dëshiron ta zhvendosë një pjesë të produksionit të saj në Gjermani. Ajo ka 100 punëtorë dhe gjysma e tyre është e angazhuar në Zvicër. Ajo tanimë është duke bashkëpunuar me një ofertues gjerman në këtë fushë. Nëse paraqitet mundësia për të prodhuar për një çmim më të ulët në Gjermani, ajo nuk do të lejojë që t’i ikë shansi.

Ka edhe ndërmarrje që kanë bërë përvoja jo të këndshme në trgun gjerman. Për ndonjërën prej tyre, ekonomia Gjermanie për shkak të ndikimit të madh të sindikatave nuk është kaq fleksibile sa ajo zvicerane. Ndërmarrjet industriale prej disa vitesh po konfrontohen me kërkesat e unionit të sindikatave të metalurgjisë për rritje të larta rrogash. Zhvillimet, sipas raportit, i ushqejnë shpresat se Zvicra afatgjatë do të fitojë terren përballë konkurrentit të saj kryesor. Për Zvicrën do të rezultonte shumë problematike, nëse ajo në vorbullën e implementimit të Iniciativës së Imigrimit Masiv do t’i humbiste marrëveshjet bilaterale me UE-në. Atëherë ndërmarrjet zvicerane do të detyroheshin që prodhimtarinë e tyre ta transferonin vërteë në Gjermani dhe vende të tjera të UE-së. ks

Foto: K. Shabani