Gjermani i mashtruar kërkon 25 mijë euro nga kosovari për kërcënim 




Gjermani Wellner Kohler dhe kosovari nga Likovci i Skenderajt, Bekim Hamza, do të përballen të hënën nga ora dhjetë, për të dytën herë, para organeve të drejtësisë, shkruan sot Koha Ditore.

 

Kësaj radhe, kosovari Hamza që u dënua nga shteti gjerman për mashtrimin e Kohlerit dhe dëmtimin e tij për 550 mijë euro që detyrohet t’ia kthejë do të ulet në bankën e të akuzuarit për kërcënim me jetë të tij.

“Je njeri i vdekur”, kështu thuhet t’i ketë thënë Bekim Hamza – Wellner Kohlerit sipas aktakuzës që ngriti Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Gjermani i bindur se do të fitojë rastin, meqë thotë se ka prova që Hamza e kërcënoi me jetë, tha se do të kërkojë plot 25 mijë euro dëmshpërblim për këtë. “Këtë kërkesë tani ia kam dorëzuar me shkrim Gjykatës në Prishtinë”, tha Kohler, i cili të dielën ka mbërritur në Prishtinë për t’u përballur me Hamzën në Gjykatë.