Politikanë gjermanë kritikojnë Zvicrën




Politikanë gjermanë kërkojnë solidarizimin e Zvicrës me sanksionet ndaj Rusisë.

Vendimi i Qeverisë së Zvicrës për të mos iu bashkangjitur Unionit Evropian në sanksionet ndaj Rusisë, por vetëm për të penguar shmangjen e tyre, nuk po i ‹impresionon› disa politikanë gjermanë, raporton sot TA. «Do të ishte më mirë sikur Zvicra të përfshihej më intensivisht në këto sanksione», citohet Michael Fuchs, zëvendëspresident i CDU/CSU-së. Ai druan që oligarkë rusë mund ta përdornin Zvicrën për t’iu shmangur sanksioneve.

Është shumë me rëndësi që europianët tani të qëndrojnë të bashkuar për ta detyruar udhëheqësinë ruse të ndryshojë sjelljen. Ky, sipas Fuchs, nuk është vetëm qëndrimi i tij, por edhe i shumë kolegëve të tij në Parlamentin Gjerman.

Zvicra duhet të jetë më e vendosur

Edhe specialisti i politikave financiare të CDU/CSU-së është kritik ndaj Zvicrës: «Përkrahja e sanksioneve do të ishte një sinjal i qartë i për Rusinë, që fjalët më në fund po shoqërohen me vepra».

Social-demokratët e Gjermanisë janë më të mirëkuptueshëm: «Me masat e saja Zvicra shkon në të njëjtin drejtim sikurse UE-ja», është shprehur Axel Schäfer, zëvendëskyetar i Grupit Parlamentar të SPD-së. Fundja Zvicra nuk është anëtare e Unionit Europian. Me angazhimin e saj në konfliktin e Ukrainës Zvicra dëshmon që ajo bën pjesë në të njëjtin komunitet vlerash, sikurse vendet e tjera europiane. / ksPolitikanë gjermanë kërkojnë solidarizimin e Zvicrës me sanksionet ndaj Rusisë.

Vendimi i Qeverisë së Zvicrës për të mos iu bashkangjitur Unionit Evropian në sanksionet ndaj Rusisë, por vetëm për të penguar shmangjen e tyre, nuk po i ‹impresionon› disa politikanë gjermanë, raporton sot TA. «Do të ishte më mirë sikur Zvicra të përfshihej më intensivisht në këto sanksione», citohet Michael Fuchs, zëvendëspresident i CDU/CSU-së. Ai druan që oligarkë rusë mund ta përdornin Zvicrën për t’iu shmangur sanksioneve.

Është shumë me rëndësi që europianët tani të qëndrojnë të bashkuar për ta detyruar udhëheqësinë ruse të ndryshojë sjelljen. Ky, sipas Fuchs, nuk është vetëm qëndrimi i tij, por edhe i shumë kolegëve të tij në Parlamentin Gjerman.

Zvicra duhet të jetë më e vendosur

Edhe specialisti i politikave financiare të CDU/CSU-së është kritik ndaj Zvicrës: «Përkrahja e sanksioneve do të ishte një sinjal i qartë i për Rusinë, që fjalët më në fund po shoqërohen me vepra».

Social-demokratët e Gjermanisë janë më të mirëkuptueshëm: «Me masat e saja Zvicra shkon në të njëjtin drejtim sikurse UE-ja», është shprehur Axel Schäfer, zëvendëskyetar i Grupit Parlamentar të SPD-së. Fundja Zvicra nuk është anëtare e Unionit Europian. Me angazhimin e saj në konfliktin e Ukrainës Zvicra dëshmon që ajo bën pjesë në të njëjtin komunitet vlerash, sikurse vendet e tjera europiane. / ks