Gjenerata e tretë ta marrë shtetësinë zvicerane më shpejt




Sipas Dhomës së Vogël të Parlamentit, gjenerata e tretë e të huajve në Zvicër duhet ta kenë më të lehtë ftimin e shtetësisë.

 

Dhoma e Vogël e Parlamentit është shprehur për ndryshimin e kushtetutës dhe Ligjit për Shtetësinë, transmeton Tages Anzeiger. Ithtarët e kësaj shprehen për atë se fjala është për njërëz perfekt të integruar: të lindur në Zvicër, që punojnë këtu, paguajnë tatime, udhëheqin shoqata. Kurse për kundërshtarët është e vështirë të definohet se kush mund të përfitonte nga shtetësia e lehtësuar, barra administrative është e madhe dhe druajnë që përcaktimi i ri kushtetues do ta përgaditste terrenin për shtetësimin automatik, me lindjen, në Zvicër.

Sipas Parlamentit, lindja në Zvicër duhej të ishte një kusht për shtetësimin e lehtësuar. Pastaj njëri nga gjyshërit duhej të kishte lindur në Zvicër ose të kishte pasur leje qëndrimi këtu. Edhe njëri nga prindërit duhej të kishte lindur në Zvicër ose të kishte fituar lejen e qëndrimit këtu para moshës 12 vjeçare. Automatizmi përjashtohet. Edhe personat e gjeneratës së tretë të të huajve duhet të aplikojnë për shtetësi dhe t’i plotësojnë kushtet për të. Por përcaktimi kushtetues do të linte hapur mundësinë e ndryshimit të kësaj më vonë. Për dallim nga format tjera të fitimit të shtetësisë, për atë të lehtësuar kompetente është vetëm Federata. Sipas Kushtetutës ai e rregullon fitim e shtetësisë vetëm në rast të prejardhjes, martesës dhe adoptimit – tani vjen edhe ajo me lindjen në Zvicër dhe lehtësimi i shtetësisë të gjeneratës së tretë të emigrantëve.

Për ta penguar shtetësinë me automatizëm më vonë, Komisioni Politiko-Shtetëror i Dhomës ishte shprehur kundër përfshirjes në kushtetutë të parimit të lindjes në Zvicër. Për këtë ai e përpunoi një propozim tjetër, i cili nuk u përkrah. Në Dhomën e Madhe të Parlamentit, kundër shtetësiasë së lehtësuar të gjeneratës së tretë të të huajve është ngritur vetëm SVP-ja. Ndërsa Komisioni draftin e tij e ka hartuar në bazë të një iniciative parlamentare të një deputeteje të SP-së. Tani në rast të miratimit të draftit, fjalën e fundit e ka populli zviceran me referendum. Në 2004-trën u refuzua një propozim për një shtetësi të lehtësuar për gjeneratën e dytë të të huajve dhe automatike për të tretën. Kjo iniciatvë është më modeste, beson media. ks

Foto: Arnaldo Jr/Shutterstock.com