«Gjeneratat e reja – faktor i jetës shoqërore të Zvicrës»

INTERVISTË ME KRYETARIN E GJILANIT, LUTFI HAZIRI

Lutfi Haziri është gjithnjë afër qytetarëve të Gjilanit. Ai është modest dhe i kupton të gjitha hallet që kanë qytetarët e tij dhe së bashku me ta përpiqet t’i zgjidhë problemet e paraqitura.

Intervistoi Dashnim HEBIBI

Zoti Haziri, si ishte viti 2014 për Ju si kryetar i Gjilanit?

E kaluam një vit jashtëzakonisht të vështirë në kuptimin buxhetor. Duke vendosur prioritetet që lidhen me disiplinën e ashpër buxhetore, disiplinën e ashpër në punë dhe sjellja e zyrtarëve karshi detyrës, e në veçanti servisimin e borxheve si barra kryesore për buxhetin tonë, ne kemi arritur që gjatë këtij viti të zbardhim tabelarin tonë dhe jo vetëm përballë qytetarëve, por përballë të gjithëve, që përfshin Qeverinë, donatorët, e në veçanti njerëzit e Gjilanit, duke treguar qartë që me një angazhim serioz dhe me një përkushtim të përbashkët kemi arritur që t’i shlyejmë një numër të madh të obligimeve të trashëguara që nga viti 2009. Këto obligime nuk kanë përfunduar dhe po paralajmëroj se edhe viti 2015 do të jetë barrë e njëjtë në realizimin e këtij objektivi. Shlyerja e dy milionë eurove borxhe, që Komuna me ose pa vetëdije ka rrëshqitur në këto probleme, tregon qartë që ne dëshirojmë të lirohemi nga këto obligime dhe të fillojmë të planifikojmë ndërtim, zhvillim dhe prosperitet për qytetarët tanë. Natyrisht që secili i zgjedhur në vitin e parë do të kishte vendosur të punojë me dy milionë euro, e jo t’i paguajë borxhet, por duke e pasur përvojën e jetës në zyre të tilla, e veçanërisht në Komunën e Gjilanit, pa asnjë hezitim kam vendosur t’i shlyej të gjitha obligimet, të gjitha borxhet, në mënyrë që të lirohemi nga kjo barrë, sepse siç thotë populli «borxhi nuk pret ditë të bardhë». Problem tjetër ka qenë mbingarkesa e stafit që e kam gjetur, e cila ka qenë një barrë jashtëzakonisht e madhe për buxhetin e Komunës, derisa problem të madh paraqet edhe mungesa e strehimit dhe banimit të shumë qytetarëve, e shumë e shumë probleme të tjera.

Sigurisht se i thoni vetes «iku shpejt viti 2014»…

Gjatë vitit 2014 jemi mobilizuar dhe e kemi bërë një punë të jashtëzakonshme në të mirën e qytetarëve të Gjilanit, por do të mbetet në mbamendjen time si një vit shumë i vështirë për shkak të problemeve të mëdha.

Si e sheh vitin 2015?

Viti 2015 do të jetë vit i investimeve të mëdha në Gjilan. Do të punojmë shumë që Gjilanit t’ia kthejmë edhe vëmendjen e partnerëve, miqve tanë që i kemi gjetur në këto 15 vjetët e fundit, kudo që janë në Evropë, Amerikë, në mënyrë që Gjilani ta ketë vëmendjen e atyre qeverive, siç e ka edhe sot, duke e rritur edhe më shumë kujdesin për absorbimin e fondeve më të shumta, në absorbimin e të mirave dhe mundësive që këto shtete i ofrojnë për qytetarët e Kosovës.

Kohëve të fundit shumë të rinj po largohen nga Kosova. A ka qytetarë të Gjilanit që po largohen ?

Trendi negativ i largimit të shqiptarëve të Kosovës për një jetë më të mirë, fatkeqësisht, e ka prekur edhe komunën e Gjilanit. Po bëjmë çmos që qytetarët të mos migrojnë ilegalisht, të mos i zgjedhin korridoret e këqija për të dalë në shtetet e Evropës sepse, siç edhe e ka bërë të ditur Bashkimi Evropian, mundësia për t’u pranuar azili sot është e barabartë me zero dhe se të gjithë pritet t’i kthejnë në vendin e tyre. Kjo i pengon ata që kur të liberalizohen vizat, e besojmë shumë shpejt, dhe do të kenë ndalesë për të udhëtuar në shtetet e BE-së së paku për pesë vjet.

Zoti Haziri, dihet numri i mërgimtarëve nga Gjilani?

Po, sipas të dhënave, mbi 35 për qind e qytetarëve të Gjilanit jetojnë jashtë vendit, të cilët kanë migruar që nga vitet e ‘60-ta, kur edhe kanë shkuar prindërit e mi atje për të punuar. Kontributi i tyre për Kosovën, e veçanërisht për Gjilanin është jashtëzakonisht i madh dhe edhe një herë dëshiroj t’i shpreh falënderimet e mia të pafundme për këta njerëz që e kanë mbajtur dhe vazhdojnë akoma ta mbajnë gjallë ekonominë e Gjilanit.

Si i shihni organizimet e mërgatës në diasporë?

Unë kam parë organizime shumë të mira të shqiptarëve të mërgatës. Ka shumë shoqata të shqiptarëve kudo në botë që realizojnë aktivitete të ndryshme shumë të rëndësishme për shqiptarët, duke filluar nga ato kulturore, sportive, zbavitëse, pastaj tryeza, seminare e diskutime, duke mos i harruar edhe aktivitetet arsimore nëpërmjet kurseve të ndryshme të gjuhës shqipe, të cilat japin kontribut të madh për të mos e harruar gjuhën e nënës.

Çfarë do të duhej të kontribuojë Qeveria e Kosovës për mërgatën?

Tash e kemi Ministrinë e Diasporës dhe mirë që e kemi. Kjo ministri duhet së pari t’i heqë taksat kufitare për kurbetçinjtë, sepse kjo është e tepërt dhe si e tillë është ofenduese për ta. Ne duhet t’i ruajmë njerëzit tanë si sytë e ballit. Ata e kanë mbajtur dhe po vazhdojnë ta mbajnë gjallë ekonominë e vendit tonë. Ata meritojnë trajtim të dinjitetshëm.

A  po krijohet një Kosovë e dytë në Diasporë ?

Po, pajtohem me konstatimin tuaj se tanimë është krijuar një Kosovë e dytë në botë.

Gjenerata e dytë dhe e tretë po bëhen faktor i rëndësishëm i jetës politike dhe shoqërore të Zvicrës. E dini se gjysmën e Kombëtares së Zvicrës e kemi me lojtarë shqiptarë? Si e vlerësoni këtë?

Gjenerata e parë e mërgimtarëve tanë kanë jetuar në kushte jo të favorshme për t’u bërë faktor në vendet ku janë duke jetuar, por duhet thënë se këta u kanë krijuar stabilitet gjeneratave të reja për t’u avancuar. Është një e vërtetë e madhe që gjenerata e dytë dhe e treta po bëhen faktor i rëndësishëm i jetës politike dhe shoqërore të Zvicrës, duke na bërë krenarë me rezultate impresionuese. E kur kësaj ia shton faktin se gjysma e Kombëtares së Zvicrës përbëhet nga lojtarët shqiptarë, kjo na bën nder dhe na bën krenarë në të njëjtën kohë. Kur Zvicra luan futboll, të gjithë shqiptarët kudo që janë i drejtojnë sytë nga lojtarët shqiptarë dhe mezi i presim këto ndeshje, sepse ata ndikuan në përmirësimin e imazhit shqiptarëve në botë. Kjo vërtet është fascionuese.

Cilat janë sfidat tuaja më të forta gjatë këtij viti?

Sfida më e madhe edhe në këtë vit është shlyerja e borxheve, sepse ne kemi vendosur që t’i shkojmë kësaj pune deri në fund, sepse 90 për qind e borxheve të trashëguara Komuna ua ka operatorëve nga Gjilani. Në shumë kursime që do të bëjmë do t’i shlyejmë borxhet dhe do të investojmë me të gjitha kapacitetet tona. Gjilani i ka thyer kufijtë buxhetorë për 4,2 milionë euro dhe me këtë do të investohet në bujqësi për programin tonë për familjen, pastaj në shëndetësi e arsim, do të ndërtojmë çerdhe të reja për fëmijë e shumë investime tjera në resorët kryesorë të shtetit. Sfidë tjetër në Gjilan është edhe mungesa e strehimit dhe banimit, së cilës në vitin 2014 i kemi kushtuar një rëndësi të madhe. Dua të theksoj se në mbrëmjen humanitare, të organizuar nga Komuna e Gjilanit, në nëntor të vitit të kaluar, qytetarët e vullnetit të mirë iu përgjigjën në mënyrën më të mirë, duke më bërë krenar. Pra, edhe në këtë aspekt do të vazhdojmë t’u sigurojmë njerëzve në nevojë kulm mbi kokë, sepse disa prej tyre jetojnë në kushte të mjerueshme.

Si 29-vjeçar jeni zgjedhur kryetar i Gjilanit. Jeni shumë i lidhur me Gjilanin?

Natyrisht, jam i lidhur me këtë qytet, sepse është vendlindja ime, e kam familjen këtu dhe kam kujtime shumë të mira që nga fëmijëria e deri më sot. Në Gjilan e kam nisur karrierën politike në vitin 1990, pastaj kam vazhduar pa ndalur të kontribuoj për të mirën e përgjithshme dhe qytetarët e mi më bënë krenar, duke më zgjedhur kryetar në vitin 2000 si 29-vjeçar, për të më besuar pozita të rëndësishme shtetërore në vazhdimësi. Gjilanit i kam borxh përjetë.

Keni qenë afër presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. Shumë veprimtarë të shohin si të parin e LDK-së. A do ta kemi Lutfi Hazirin kryetar të LDK-së?

Unë jam në LDK. Unë nuk kam çfarë të marr, sepse LDK-ja është imja. Unë kam qenë gjithmonë në strukturat udhëheqëse të LDK-së. LDK-ja ma ka dhënë nderin më të madh që si 29-vjeçar më ka kandiduar për kryetar të Gjilanit dhe kam fituar, e më ka emëruar në organet e Qeverisë dhe besimin e kam kthyer me punë. Kam qenë kryetar i Grupit Parlamentar dhe me punë e kam kthyer angazhimin tim. Kam qenë i vetmi njeri që është rizgjedhur ministër dhe atë atribut e kam realizuar me angazhime dhe me përgjegjësi të plotë. Mua nuk më duhet të marr diçka që e kam sot, që e kam pasur para 24 vjetëve. LDK-në e kam familjen time politike dhe nuk lejoj që familjen time ta prekë askush.

Shpesh e keni vizituar Zvicrën. Çfarë kishit marrë nga ndonjëri qytet i Zvicrës, për ta realizuar në Gjilan?

Zvicra është modeli më i mirë në botë. Aty mund të kapësh çdo model për zbatim, që prej politikës sociale, banimi dhe strehimi, urbanizmi, taksat komunale etj.

Mesazhi juaj për mërgimtarët ?

Mesazhi im është që të vazhdojnë të integrohen kudo në shoqërinë ku jetojnë. (dialogplus.ch)INTERVISTË ME KRYETARIN E GJILANIT, LUTFI HAZIRI

Mesazhi im është që të vazhdojnë të integrohen kudo në shoqërinë ku jetojnë. (dialogplus.ch)