Gjendja e mjerueshme e autobusëve të Trafikut Urban

Udhëtarët e linjës 3 të Trafikut Urban në Prishtinë çdo ditë detyrohen të udhëtojnë me autobusët që janë në gjendje të mjerueshme.




Në emailin e redaksisë së portalit Koha.net ka arritur një fotografi në të cilën shihen karriget e shqyera dhe të arnuara të njërit prej autobusëve të linjës 3 në kryeqytet.

Përveç karrigeve të shqyera, në foto shihet edhe dyshemeja që është e mbuluar pjesërisht nga llamarina.

Komuna e Prishtinës ka premtuar se do të sjellë autobusë të rinj për Trafikun Urban, por një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.