Më shumë se 400 pllaka të vjetra nga periudha 57 deri 80 vjet para Erës Sonë u gjetën, ndërsa punëtorët po gërmonin për themelet e një godine të re të kompanisë Blumberg.
Ekspertët e Muzeut Arkeologjik të Londrës kanë gjetur se në këto pllaka përmend qyteti Londinium, që është dëshmia më e vjetër me shkrim e përmendjes së këtij emri romak për kryeqytetin britanik.
Arkeologu Sophie Jackson ka thënë se ky është një zbulim me rëndësi të madhe sepse «na tregon për gjeneratën e parë londineze».
Pllakata e vjetra ishin ruajtur për shkak se ishin të zhytura në baltën e lumit nëntokësor Valbruk, i cili në kohët romake përshkonte qendrën e atëhershme të Londrës.