Gjenarata e dytë e emigrantëve në Zvicër – të integruar mirë në tregun e punës

Zvicra ka gati shkallën më të lartë të punësimit të sekondove, gjeneratës së dytë të emigrantëve. Vetëm një vend tjetër ka performansë më të mirë.

Foto: DuxX / Shutterstock

Në Luksemburg janë 87,5 për qind e gjeneratës së dytë të emigrantëve të sitstemuar në marrëdhënie pune. Kjo shkallë në Zvicër shkon në 87,4 për qind, vetëm pak më pak. Kështu i transmeton Tages Anzeiger të dhënat e Entit Statistikor Europian, Eurostat. Pas këtyre dy vendeve, sekondot janë gjendur mirë edhe në vende si Suedia, Norvegjia dhe Belgjika.

Në mesataren europiane, me një shkallë punësimi prej 79 për qind, gjenerata e dytë e emigrantëve qëndron për diçka më mirë se personat pa sfond emigracioni. Në Zvicër gjenerata e dytë e emigrantëve nuk e arrinë shkallën e punësimit që e kanë vendasit. Ajo në Zvicër shkon në 91,6 për qind, me këtë ajo arrinë majën, si askund tjetër në Europë.

Vendin e dytë me punësimin e personave pa sfond emigracioni e ka Suedia me 89 për qind, pastaj vijnë Austria me 88 për qind dhe Gjermania me 86 për qind. Vendet e fundit në këtë dimenzion i zënë Greqia me 63,1 për qind dhe Italia me 68,6 për qind.

Në të gjithë Unionin Europian shkalla e punësimit të emigrantëve të gjeneratës së parë shkon në 69,3 për qind, që i bie ndjeshëm më e ulët se ajo e gjeneratës së dytë. Në Zvicër dallimi në punësim midis këtyre dy gjeneratave të emigrantëve është 6,6 për qind. Me 80,8 për qind Zvicra kap majat europiane edhe me punësimin e personave të lindur jashtë. Më mirë qëndrojnë vetëm Luksemburgu dhe Lituania. ks