Gjatë trazirave të mbrëmshme në Prishtinë 8 të arrestuar

Policia e Kosovës përmes raportit ditor ka njoftuar se mbrëmë ka arrestuar tetë persona pas përshkallëzimit të situatës te stacioni policor «Qendër».




Në raportin e saj policia njofton se tetë të arrestuarit ishin pjesë e të grumbulluarve para stacionit policor për lirimin e Albin Kurtit, që ishte arrestuar kohë më parë.

«Të njëjtit pas pak kohësh kanë filluar gjuajtjen me mjete të forta, gurë, koktej molotovi në drejtim të objektit të stacionit policor me ç’rast janë dëmtuar dyer në katin përdhesë si dhe dritaret e katit përdhesë dhe katit të parë të ndërtesës. Gjatë intervenimit për shpërndarjen e turmës lëndime trupore kanë pësuar disa pjesëtarë të PK-së. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje», thuhet në njoftim.