Gjashtë infermierë serbë punojnë me kontratë të rregullt në QKMF

Gjashtë punëtorë shëndetësie të komunitetit serb punojnë me kontratë të rregullt në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, në Lipjan.




Një ndër ta është edhe infermierja Maja Deniq. Ajo është ndër serbët e parë në Lipjan që ka pranuar të punojë në QKMF dhe se për çdo ditë tashti u jep injeksione dhe infuzione pacientëve, që kryesisht janë shqiptarë.

“Kam nisur punën më 2011 dhe këtu na kanë pritur mirë personeli edhe pse kam qenë ndër serbët e parë. Pos që personeli mjekësor shqiptar na ka pranuar mirë edhe pacientët na kanë pranuar mirë, madje me duar hapur”, ka thënë ajo.