Gishtat në hundë shkaktojnë pneumoninë

«Studimi ka treguar se bakteriet mund të përhapen nëpërmjet kontaktit me duar, apo me gjësende të tjera si me celularë apo lodra», ka thënë në një deklaratë për AFP-në, Victoria Connor, studiuese në Spitalin Mbretëror të Universitetit të Liverpulit.
Megjithëse studimi është bërë me të rritur, sipas Connor, rezultatet e hulumtimit i dedikohen së pari prindërve të fëmijëve më të vegjël.




Është pothuajse e pashmangshme praktika e fëmijëve që t`i fusin gishtat në hundë. Por, një ves i tillë po del të jetë me rrezik për më të vegjlit. Sipas studimeve më të reja të shkencëtarëve britanik, fëmijët që e bëjnë një veprim të tillë potencialisht mund të preken nga pneumonia. Ata për herë të parë, arritën ta verifikojnë transmetimin e sëmundjes nëpërmjet kontaktit me duar. Rezultatet e studimit janë publikuar në revistën «European Respiratory», teksa në të janë përfshirë një grup vullnetar i të rriturve. 

«Studimi ka treguar se bakteriet mund të përhapen nëpërmjet kontaktit me duar, apo me gjësende të tjera si me celularë apo lodra», ka thënë  në një deklaratë për AFP-në, Victoria Connor, studiuese në Spitalin Mbretëror të Universitetit të Liverpulit.

Megjithëse studimi është bërë me të rritur, sipas Connor, rezultatet e hulumtimit i dedikohen së pari prindërve të fëmijëve më të vegjël.

«Ndoshta nuk është reale përpjekja për t`i parandaluar fëmijët që të mos i fusin gishtat në hundë, apo ta fërkojnë atë, por këshilla për prindërit është që të mbahet niveli i higjienës së duarve, të pastrohen lodrat dhe sipërfaqe të tjera, të cilat mund të zvogëlojë mundësinë e  përhapjes së bakterieve, si dhe rrezikun e zhvillimit të pneumokokut krahas ndezjes së mushkërive», është shprehur Connor.

Ndryshe, pneumokoku është shkaktar i infeksionit bakterial të mushkërive. Ai mund të jetë vdekjeprurës nëse nuk trajtohet me kohë. Mund të transmetohet me ajër, kollitje, apo teshtitje të të infektuarve.

Në nivel global,  shkaku i infeksioneve pulmonare, çdo vit vdesin afro 1.3 milion fëmijë më të ri se 5 vjeç.

(dp/enca.com)