Gaxherri: Veseli po e rregulloren, sepse është shkelje sikurse nga opozita

Besa Gaxherri nga LDK ka thënë se janë të gatshëm për seancën e nesërme dhe nuk ka dashur të paragjykoj se do të ndodhë ndonjë gjë nesër.




«Duhet të zbatohet rregullorja sepse nëse nuk zbatohet nga kryetari i Kuvendit është njejtë shkelje sikurse shkeljet që po i bëjnë opozita», tha Gaxherri, transmeton Koha.net.

Ajo tha se deputet duhet të hynë në sallë të pa-armatosur dhe të vazhdohet puna normalisht.

«Zotri Veseli vetëm duhet ta zbatoj rregullore dhe nuk mund ta pengoj as mazhoranca e as opozita», shtoi Gaxherri.

Gaxherri tha se në Kuvend gjithmonë kemi hyrë duke u kontrolluar detajisht qysh nga legjislatura e parë, kur ka qenë edhe ajo vetë deputete.

«Nuk kam asgjë me të burgosurit politikë por me kolegët në Kuvend, u kërkoj 100 herë falje burgosurve politikë. Këtë çështje e ka çoroditur opozita bashkë me KLMDNJ-në».