Gaxherri: Kuvendi nuk është pronë e Kryetarit Veseli

Besa Gaxherri nga LDK për KTV tha se LDK-ja kërkoi që të vazhdohet seanca sepse ata janë zgjedhur që të punojnë aty.




Ajo bëri thirrje që sot duhet të vazhdohet seanca sepse Kuvendi bllokohet vetëm kur ka luftë e në Kosovë nuk ka luftë.

«Zgjidhja e fundit për situatë është të respektohet rregullorja e Kuvendit. Kjo nuk është pronë as e opozitës e as mazhorancës ku qytetarët presin të informohen nga njerëzit që i kanë votuar», tha Gaxherri.

Gaxherri foli edhe për Kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli me tone jo shumë miqësore.

«Ne vlersojmë përpjekjen e Kryetari të Kuvendit, por nuk është Kuvendi pronë e atij. Ka hapësira për të dialoguar brenda pozitës. Po e presim mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit», tha në fund Gaxherri.