Gati çdo i katërti – i huaj

Statistika e popullsisë tregon që në Zvicër jetojnë gjithnjë e më shumë të moshuar. Rritjen më të madhe të popullatës megjithatë nuk e shënon ndonjë metropol ekonomik, raporton Tages Anzeiger.

Popullata e Zvicrës po rritet me të madhe. Në fund të 2014-tës, në Zvicër jetonin 8,237 milion njerëz – gati 100’000 veta më shumë se një vit më parë. Njëkohësisht popullata e saj është mplakur. 1’600 prej tyre tanimë janë 100 e kusur vjeç. Rritja e popullatës në 2014-tën, sipas numrave preliminarë të Entit Federal për Statistika, shënonte 1,2 për qind, përkundër 1,3 për qind në 2013-tën. Domethënë është në të njëjtat korniza sikurse vitet paraprake. Përpara instalimit të Lëvizjes së Lirë të Personave në vitin 2007, rritja kishte lëvizur ndërmjet 0,6 dhe 0,8 për qind.

Një faktor i rëndësishëm për dinamikën e rritjes së numrit të popullsisë në Zvicër, edhe në 2014-tën, duhet të ketë qenë emigracioni. Sidoqoftë, numri i të huajve u rrit me 60’700 (+ 3,1 për qind), qartazi më shumë se ai i zviceranëve, i cili shënoi 36’200 persona (+ 0,6 për qind). Në popullatën e përhershme llogariten të huajt, të cilët qëndrojnë së paku 12 muaj në Zvicër. Në 2014-tën këto ishin 1,998 milion veta. Me 24,3 për qind, të huajt në Zvicër arritën një rekord të ri.

Më shumë gra

Me një mesatare prej 37 vjetësh shtetasit e huaj janë një prurje për popullatën në mplakje të vazhdueshme të Zvicrës. Zviceranet dhe zviceranët janë mesatarisht gjashtë vite më të vjetër. Në 100 të huaj në moshë pune vijnë njëmbëdhjetë persona mbi 65 vjeç. Tek zviceranë ky numër është tre herë më i lartë.

Aktualisht, sipas Entit Federaltë të Statistikave, çdo e pesta grua dhe çdo i gjashti burrë janë mbi 64 vjeç. Vazhdimësia e mplakjes së popoullsisë në Zvicër del edhe nga fakti që numri i njëqindvjeçarëve dhe pleqëve nga viti 2000 gati është dyfishuar, nga 787 në rreth 1’600 veta. 1’300 nga këto ishin gra, 300 – burra. Gratë edhe ashtu janë më të numërta: Në fund të 2014-tës raporti midis grave dhe burrave ishte 4,1 me 4 milion. Vetëm në kategorinë e moshës së re, nga 0 deri 24 vjeç, prijnë burrat.

Numri i popullatës së përhershme në Zvicër vitin e kaluar është rritur në të gjitha kantonet. Rritjet më markante janë regjistruar në Friburg me 1,9 për qind, Gjenevë dhe Zug me nga 1,7 për qind, në Vaud me 1,5 për qind, Cyrih dhe Argau me nga 1,4 për qind. Rritjen më të dobët e ka shënuar Kantoni i Urit me 0,4 për qind, raporton TA. / ks

Foto: © Fahredin SPAHIJA