Gati aksident në hapësirën ajrore të Zvicrës

Po hetohet një ngjarje e nëntorit, kur dy avionë luftarakë dhe një aeroplan privat iu afruan rrezikshëm njëri-tjetrit.

Ngjarja ka ndodhur në fund të nëntorit të këtij viti mbi aeroportin e Pajernit në kantonin e Vaudit, citon Handelszeitung faqen e internetit të qendrës së hulumtimit – SUST.

Sipas SUST-së në incident ishin të përfshirë dy avionë luftarakë tip F/A-18 C dhe një aeroplan i ngritur nga Berna i kompanisë Apl-Air të Bernës.

Aeroplani i tipit Piper Archer II ishte linjës për në aeroportin regjional Les Eplatures në La-Chaux-de-Fonds, kur erdhi gati në kontakt me dy avionët luftarakë. Këta dy të fundit në atë moment ishin duke u ngjitur nga pista. SUST ndërkohë ka filluar hetimet. / ks