Gashi: Do të bëjmë të pamundurën për fitore

Sulmuesi shqiptar, Shkëlzen Gashi, para nisjes për në Armeni ka thënë se ekipi «i ka mbushur bateritë» dhe drejt Yerevanit po udhëtojnë vetëm për fitore.




Vetëm tri pikët e kualifikojnë Shqipërinë direkt në «Euro 2016», transmeton Koha.net.

«Djemtë janë të karikuar dhe në Armeni do të bëjnë të pamundurën për të marrë tre pikëshin që do të thoshte kualifikim», ka thënë Gashi.