Gashi: Do jap gjithçka për tifozët e kombëtares

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Shkëlzen Gashi, ka falënderuar tifozët kuqezi për përkrahjen që po i japin kombëtares në Euro 2016.

Football Soccer - Albania v Switzerland - EURO 2016 - Group A - Stade Bollaert-Delelis, Lens, France - 11/6/16 Albania's Shkelzen Gashi shoots at goal REUTERS/John Sibley Livepic

Shqipëria nisi me humbje 1 me 0 ndaj Zvicrës, me Gashin që pati rastin më të mirë në fund të ndeshjes për të barazuar gjithçka.

Tani sulmuesi i njohur ka premtuar se do të japë gjithçka në ndeshjen e dytë, ndaj Francës të cilën kombëtarja e zhvillon të mërkurën.

«Të dashur tifozë! Mbështetja juaj është e pabesueshme! Komentet dhe postimet tuaja më nderojnë dhe më nxisin për ndeshjen e radhës të mërkurën me Francën, për të dhënë gjithçka për ju!! Këtë ju premtoj unë juve. #Gashi #Euro2016 #Jeminje #SG11», ka shkruar sulmuesi në Facebook.