Garë atraktive në karting

Në Mitrovicë është zhvilluar gara e kartingut, e organizuar nga Federata e Auto Sportit e Kosovës, ka njoftuar përmes një komunikate për media kjo federatë.




Në kushte jo shumë të përshtatshme, për shkak të motit me shi, pjesëmarrësit kanë treguar maturi, por edhe rezultate të mira, transmeton Koha.net. FASK-u, në bashkëpunim edhe me asistimin e një pjese të stafit ndërkombëtar i kishte marrë të gjitha masat që gara të përfundojë në mënyrën më të mirë, sidomos në aspektin e sigurisë, duke marrë parasysh se shumica e garuesve ishin shumë të rinj dhe në garë u paraqitën për herë parë.

«Ashtu siç edhe kishim pritur, doli që organizimi i një gare në karting të jetë mjaft i vështirë. Megjithatë, ne e kemi marrë përgjegjësinë që këtyre të rinjve t’u krijojmë siguri. Jam i kënaqur me organizimin, disiplinën dhe mënyrën se si u zhvillua gara», është shprehur kryetari i FASK-ut, Ismet Rexhepi.

E veçanta e garës ishte fakti se morën pjesë garues prej moshave më të reja e deri tek seniorët.

Rezultatet e garës janë këto:

Kategoria e parë:

1. Lidra Haxhihasani

2. Erik Qubreli

Kategoria e dytë:

1. Dren Mariqi

2. Besnik Kameri

3. Eris Mariqi

Kategoria e tretë:

1. Erina Qubreli

2. Behram Rama

Kategoria e katërt:

1. Artan Hysenaj

2. Diar Neziri

Kategoria e pestë:

1. Ilaz Makolli

2. Valon Ademi

3. Erdall Duraku

Kategoria e gjashtë:

1. Liri Kalenderi

2. Amar Mitrovica

Konkurrenca ekipore:

1. Trepça

2. Peja

3. Prizreni