Gara e varrmihësve në Hungari [foto]

Në një varrezë në Hungari, ceremonia solemne u zëvendësua me frymën luftarake sportive në një të premte, derisa dhjetëra varrmihës provuan forcat e tyre, për të parë se cili ishte më i shpejtë dhe më i miri në këtë punë.

Duke zënë vendet e tyre tek parcelat e përzgjedhura përmes shortit, tetëmbëdhjetë ekipe prej dy personash pritën zyrtarin që të bërtiste «tani!», para se të fusnin në përdorim lopatat, për të hapur varrin me përmasa precize, në pajtim me rregullat, duke e bërë këtë në kohë sa më të shpejtë, shkruan Reuters, transmeton «Koha Ditore».

http://i1.wp.com/cms.koha.net/cms/f/u/20160611234300225.jpg?w=640

«Nuk mendoj se kjo është morbide», ka thënë zv.kryetari i Asociacionit të Ndërmarrësve Hungarezë, Zoltan Juracsik, duke folur për garën shtetërore të varrmihësve, në një varrezë në Debrecen, qyteti më i madh i Hungarisë pas Budapestit.

«Ky është një profesion dhe kolegët që marrin pjesë në garë sot ndihen krenarë që e kryejnë këtë punë, si dhe meritojnë respektin tonë».

Derisa disa prej çifteve merreshin vetëm me hapjen e varrit, për të siguruar kohën më të shpejtë, të tjerët organizuan punën në atë mënyrë që njëri anëtar e hapte varrin, derisa tjetri merrej me rregullimin e tij, për të siguruar pika shtesë për stilin.

http://i2.wp.com/cms.koha.net/cms/f/u/20160611234308535.jpg?w=640

http://i0.wp.com/cms.koha.net/cms/f/u/20160611234315827.jpg?w=640