GAP: Kryetarët e veriut me nga dy funksione




Përfaqësues të Institutit për Studime të Avancuara (GAP), gjatë një konference për media kanë deklaruar se pavarësisht bisedimeve në Bruksel, Serbia vazhdon me prezencën e saj në katër komunat në veri të Kosovës.

GAP sot ka prezantuar raportin lidhur me “Qeverisjen në katër komunat e veriut të Kosovës”, ku thuhet se dy vjet pas zgjedhje të nëntorit 2013, kryetarët e komunave të veriut nuk i kanë formuar organet komunale të ekzekutivit, raporton KP.

Te vetmet organe të formuara, sipas GAP-it, janë kuvendet komunale.

Gjithashtu, nga raporti del se Kryetarët e komunave Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan ushtrojnë funksione të dyfishta. Ata janë zgjedhur kryetar nga zgjedhjet lokale të Kosovës, paguhen nga buxheti i Kosovës dhe në të njëjtën kohë kanë pranuar funksione nga Qeveria e Serbisë për t’i udhëhequr me strukturat paralele.