Saturday, 23. March 2019

Fytyra & Zëra

Gjurmëve të kasapit të Ballkanit

«Independent» për «The Butcher’s Trail» të Julian Borgerit: libri i Borgerit vë në pah se si Radovan Karaxhiqi dhe të akuzuarit e tjerë ishin kapur dhe ishin sjellë në bankën e të akuzuarve.

Demokracia është hajgare, thotë Kina – këqyreni Donald Trumpin e Amerikës

Pekini mund të jetë i shqetësuar për kërcënimin e luftës tregtare me Trumpin president, por tani po mjaftohet duke qeshur teksa shikon «ngritjen e racistit» në garën zgjedhore amerikane.

Vrasja e Hasan Prishtinës në dosjet italiane

«Për sa i përket vrasjes së Hasan Bej Prishtinës mësojmë gjithashtu se porositësi i këtij atentati paska qenë vetë mbreti Zog e se porositësit e drejtpërdrejtë janë kujdesur që të zgjedhin vrasësin midis partizanëve të tyre shqiptarë nënshtetas jugosllavë për t’u dhënë të gjithëve dyshimet e një baze tjetër», thuhet në dokumentet italiane.

Dubioza – një recetë boshnjake për krizën, përtej krimit dhe nacionalizmit

Ashtu si në Bosnjë-Hercegovinë edhe njerëzit në Kosovë duan të shkëputen nga trajektorja e mjerimit dhe konfliktit. Nuk ka rrugë më të mirë për ta bërë këtë se sa duke ndëshkuar oligarkët e krimit dhe logjikën përjashtuese të nacionalizmit. «Dubioza Kolektiv» flet për Dialogplus.

Vdiq Guido Westerwelle, ish-ministër i Jashtëm gjerman, përkrahës i Kosovës

«Pavarësia e Kosovës dhe integriteti i saj territorial janë fakte», kishte deklaruar Guido Westerwelle në Kuvendin e Kosovës në gusht të vitit 2010. Të premten ish-kryediplomati gjerman e humbi betejën kundër kancerit.

Teuta Gashi (34), kimiste – shumë ditë në jetën time si emigrante

Shkupjania studioi për kimi në Gjermani. Si specialiste e çmuar, kumtoi gjithandej vendit gjetjet e saj shkencore. Nga 2014-ta punon si bashkëpunëtore laboratori në Basel.

Një përçarës në postin e presidentit

Gazeta e famshme zvicerane «Neue Zürcher Zeitung» shkruan se shumë kosovarë nuk kanë harruar se pas luftës janë vrarë disa zyrtarë besnikë të Ibrahim Rugovës. Ata e shohin Hashim Thaçin si përgjegjës.

Një jetë e stuhishme

Në 260-vjetorin e lindjes së Mozartit.

Vdiq Federik Mirdita, regjisori i famshëm austriak me origjinë shqiptare

Regjisori dhe drejtori i teatrit Federik Mirdita vdiq të enjten, pas një karriere të bujshme, gjatë së cilës ai ishte edhe asistent i dirigjentit të famshëm Herber von Karajan. Mirdita vuri në skenë drama e opera nga Buenos Aires deri në Bolshoj të Moskës.

Marash Pulaj & David Largie – Nga ligjëratat drejt e në studio

Dy studentë të magjepsur pas muzikës - një shqiptar dhe një zviceran - iu gëzohen paraqitjeve të tyre në publik dhe adhurimit të fansave.
-reklamat-

Artikuj të zgjedhur

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.