Friday, 14. December 2018

Fytyra & Zëra

Kureshtja e një asketi

Mik i njerëzve, shpëtimtar refugjatësh, humanist radikal. Në kujtim të Rupert Neudeckut, shpirti i të cilit mbeti më së shumti në Kosovë

Një vigan jo vetëm në ring

«Vuaj tani dhe jeto pjesën e mbetur të jetës si kampion» - një portret i Muhamad Aliut, boksierit më të madh të të gjitha kohërave.

Presidenti i ri austriak ka kundërshtuar izolimin e Kosovës dhe ka përkrahur refugjaten Arigona...

Alexander Van der Bellen ka fituar ngushtë garën për kryetar të Austrisë. Kush është ky politikan me mbiemër holandez, familja e të cilit u arratis nga Bashkimi Sovjetik pas Revolucionit të Tetorit?

Një grusht i rëndë 550 kilogramë

«Kur kam qenë fëmijë në Gjakovë më quanin », thotë Arnold Gjergjaj, i cili prej një fëmije refugjat është bërë boksieri më i mirë i kategorisë së rëndë në historinë e Zvicrës. Të shtunën ai zhvillon në Londër meçin e tij më të rëndësishëm. Gazeta «Tages Anzeiger» i kushton Gjergjajt një portret shumë dashamirës.

Një ditë në jetën time si emigrant – Liridon Sulejmani

Ardhja e pasaportës së kuqe më në fund ishte një lehtësim i madh. Më kujtohet se si menjëherë e rezervova një fluturim për në Angli për ta vizituar farefisin tim që jeton atje. E dyta erdhi vizita në Kosovë, me ç’rast pas njëmbëdhjetë vjetësh shkela përsëri në vendlindjen time të parë.

Kurti: Gazi lotsjellës hiqet për 30 minuta, pasojat e politikës së keqe s’hiqen për...

Gazeta gjermane «Der Freitag» portreton prijësin e «Vetëvendosjes», Albin Kurtin. Kosova e vitit 2016 në aspektin ekonomik është një gërmadhë, synimi për të dalë në dritë pas pavarësisë së vitit 2008 ka dështuar, por për këtë nuk bëhen aq merak elitat sunduese të Kosovës. Këtë sistem e godet Kurti.

Avokati i Haradinajt emërohet gjyqtar kundër Sheshelit

Ben Emmerson, mbrojtës i liderit të AAK-së, është emëruar anëtar i Kolegjit të Apelit, i cili do të shqyrtojë ankesën e Tribunalit të Hagës kundër vendimit për lirimin e Vojisllav Sheshelit.

Luljeta Granwehr-Daka: «Sfidë, në vend të largimit»

Para 14 vjetësh, kur Luljeta sapo kishte ardhur në Zvicër, një fqinj zviceran e pyeti: «Di të lexosh dhe të shkruash?» Po, ajo dinte të shkruante dhe të lexonte, kishte studiuar për gjuhë dhe letërsi shqipe. Në Shqipëri punonte si përkthyese, përpara se në Zvicër, nga një amvisë shtëpiake, të bëhej një specialiste migracioni.

Omer Xhemali: Nga lufta në kirurgjinë e zemrës në Zürich

Omer Xhemali dëshironte të bëhej patjetër mjek. Për të arritur këtë ky shqiptar ambicioz kapërceu shumë barriera – dhe nëpërmjet rrugëve të tërthorta me sukses arriti në Zvicër.

Elvane Stojkaj-Mahmutaj, nga Peja në ETH Zürich

Teknikja e elektros vendoset si e re në Zvicër. Ajo ka çarë nëpër provime pranuese, provime bazë dhe provime gjuhe. Pas një çrrënjosjeje komplete, të gjitha këto provime i ngjajnë një provimi të jetës. Stojkaj-Mahmutaj sot është specialiste e sistemeve të rrymës së intensitetit të lartë në ABB.
-reklamat-

Artikuj të zgjedhur

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.