Monday, 10. December 2018

Fytyra & Zëra

Gjermani që synon të ringjallë futbollin e Kosovës

Lutz Lindemann ka qenë një yll i futbollit në Gjermani. Tani ai po përpiqet t’i ndihmojë Kosovës për të gjetur vendin e saj në arenën ndërkombëtare të futbollit. Lindemann ka premtuar se «nëse kualifikohemi për Ligën e Kampionëve, atëherë me duart e mia do ta pastroj përmendoren e Bill Clintonit në qendër të Prishtinës».

Profesori i qetë në kohërat e zemërimit

Alexander van der Bellen është zgjedhur president i ri i Austrisë. Ai do të jetë një partner i vendeve të Ballkanit në rrugën e integrimeve europiane. Në të kaluarën Van der Bellen ka protestuar kundër izolimit të Kosovës.

Çfarë planesh kanë ndaj Ballkanit dy kandidatët për president të Austrisë?

Norbert Hofer nga partia populliste austriake FPÖ dëshiron t’i thellojë marrëdhëniet me serbët në Ballkan dhe atakon pavarësinë e Kosovës. Alexander Van der Bellen kërkon integrimin e vendeve të rajonit në BE.

Kandidati për president i Francës: Me këshilltarë rusofilë kundër pavarësisë së Kosovës

François Fillon ka gjasa të jetë presidenti i ardhshëm i Francës. Ai e quan pavarësinë e Kosovës «shkelje të së drejtës ndërkombëtare», mediat e përshkruajnë si mik të Vladimir Putinit, ndërsa këshilltarë të Fillon janë dy figura me origjinë ruse.

Si e njoha Enver Hadrin

Ai ishte patriot, por s’bënte zhurmë. Ai punoi për Kosovën në ato forume ku shumë «patriotët me profesion» s’kishin qasje. Aktivisti politik Mahmud Ibrahimi, i cili jeton në Zvicër, kujton Enver Hadrin, vrasësit e të cilit këtë javë u dënuan në Bruksel me burgim të përjetshëm.

Gjenerale Manushaqe Shehu – e para në Ballkan

Manushaqe Shehu, e para grua në Ballkan që u bë Gjenerale, thotë se ia ka borxh karrierën e saj mbështetjes së familjes, ndërsa thekson se është udhëhequr përherë nga një moto e heroit amerikan të luftës.

UEFA ka angazhuar avokatin e kurorës së Mbretëreshës britanike për ta mbrojtur Kosovën nga...

Serbia ka dorëzuar padi në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lausanne të Zvicrës kundër pranimit të Kosovës në UEFA. Federata Europiane e Futbollit ka përgatitur një dokument prej 246 pikash për të kundërshtuar Beogradin. Të hënën hapet procesi.

Shpëtimtari i zemrave

Omer Xhemali ka lindur në një fshat malor shqiptar në Maqedoni. Tani ai është një specialist i kërkuar i zemrës në Spitalin e Qytetit në Zürich. – Gazeta kryesore zvicerane «Tages Anzeiger» portreton mjekun e famshëm shqiptar.

Helmhedhësi i Vladimir Putinit

Nikolai Patrushev është shef i të gjitha shërbimeve sekrete ruse. Rrjedhimisht, ai është dora e djathtë e Vladimir Putinit dhe kryeideolog antiperëndimor. Patrushev ka vizituar Beogradin - për të thelluar bashkëpunimin mes shërbimeve sekrete dhe për të diskutuar për Kosovën. Portret i një politikani luftënxitës.

Premtimi i shkelur nga Gjermania

Shpeshherë firmat gjermane po përpiqen pa sukses të gjejnë punëtorë në Ballkan. Madje edhe ai që ka një kontratë pune shpesh nuk merr vizë. Ndonëse qeveria gjermane një gjë të tillë e ka premtuar, shkruan SPIEGEL ONLINE.
-reklamat-

Artikuj të zgjedhur

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.