Tuesday, 11. December 2018

Fytyra & Zëra

Europiani anglez

Timothy Garton Ash, njëri prej historianëve më të njohur në botë, sot merr Çmimin Ndërkombëtar të Karlit të Madh. Si publicist ai ka shkruar reportazhe edhe nga Kosova dhe analiza me ndikim, ku ka kërkuar që në BE së pari të hyjë Kosova, pastaj Serbia.

Papa pyet Melania Trumpin: «Çka po i jepni burrit për të ngrënë?»

Në audiencën private të Papa Françeskut për Donald Trumpin luajti rol edhe kuzhina sllovene. Takimi zgjati vetëm 29 minuta. Të dy burrat duket se nuk kanë çka i thonë njëri-tjetrit, sepse ndajnë mendime të ndryshme për temat e mëdha.

Lufta e kishës serbe kundër politikanes lesbike

Kisha ortodokse serbe kundërshton emërimin e mundshëm të politikanes Ana Bërnabiq në postin e kryeministres së Serbisë. Arsyeja? Bërnabiq është lesbike.

Çka duhet të bëjë LDK para finales?

LDK e ka vetëm një problem: besueshmërinë! Për dreq, në politikë besueshmëria është esenciale. E keqpërdorur brutalisht nga PDK – herë me vetëdëshirë, herë duke u arsyetuar se «po na thonë miqtë ndërkombëtarë» të lidhim koalicion me PDK-në – LDK mund të jetë e besueshme vetëm nëse premton se me çdo kusht e përjashton koalicionin me partnerin e deritanishëm. Atëherë edhe kandidati për kryeministër mund të ketë një shans. Profesionalisht Avdullah Hoti s’ka behane, por deri në ditën e zgjedhjeve ai duhet të bind publikun e gjerë edhe me karizmën e tij.

Gjyshja e Kosovës

Pragë, Beograd, Londër, Washington: në 80 vjetorin e lindjes së Madeleine Albright, ministre e Jashtme amerikane gjatë luftës së Kosovës.

Serbët kopjojnë shqiptarët: I ngritet përmendore Melania Trumpit në Banjallukë

Dashuria e një biznesmeni serb për Melania Trump duket e pakufishme. Së shpejti në Banjallukë të Bosnjës pritet të zbulohet përmendorja e Zonjës së Parë amerikane. Kjo vepër do të punohet nga skulptori Stevo Selak.

Kur ikën miku i mirë – humbim drejtpeshimin!

Edhe në lëngatë, i madh ishte Ganimet Klaiqi! Një kujtim për gazetarin dhe mikun tonë të mirë. Nga Halil Matoshi dhe Bekim Kupina.

Jeta e rrezikshme e përkthyesit të Titos

Jeta dhe eksperienca e tij profesionale është aq e pasur saqë hedhja në librin e ri duket një mision i pamundur, edhe për një...

Avokati nga Prishtina gjobitet nga Gjykata Federale e Zvicrës

Avokati Franklin Sedaj ka deponuar 21 ankesa në Gjykatën Federale të Zvicrës në emër të klientëve të tij. 20 ankesa nuk janë marrë fare parasysh nga gjykatësit, një është hedhur poshtë – dhe Sedajt i është tërhequr vërejtja të mos keqpërdorë të drejtën e ankesës. Meqë është treguar i shurdhër ndaj apeleve, Gjykata Federale e Zvicrës e ka gjobitur, shkruan gazeta zvicerane «SonntagsZeitung».

Ilir Meta, profili i presidentit të ri të Shqipërisë

Ilir Meta është padyshim një nga politikanët më aktivë dhe më polemikë në Shqipërinë e dy dekadave të fundit. Ai lindi në vitin 1969...
-reklamat-

Artikuj të zgjedhur

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.