Fytyra

Foto: Shutterstock



Shumë fytyra mbaj, shumë fytyra
Më dhanë të mbaj mbi kurriz.
Dhe kur qesh, shpesh vetëm lëkura
Në fytyrë lëviz.

Më vjen një vajtim prej të marri
Në buzë t’ia plas.
Po unë qesh atë çast,
Fytyrën e bëj si të shkrihem në gas.