Futbollisti shqiptar i Danimarkës i prekur nga fishkëllimat




Futbollisti shqiptar që përfaqëson Danimarkën, Riza Durmishi, thotë se është krenar që ndihet shqiptar. Ai të premten ishte kundërshtar i Shqipërisë,  të cilin takimin e vlerësoi special për shkak të prejardhjes.

 

Ai u fishkëllye nga tifozët shqiptarë në stadium dhe u sulmua në rrjetet sociale për zgjedhjen që ka bërë. Por pavarësisht kësaj në një intervistë për Kohën Ditore, Durmishi e thotë me krenari se është shqiptar.

«Mund të shkruajnë dhe të thonë çka të duan, por unë jam shqiptar. Edhe gjakun e kam shqiptar. Unë luaj futboll për Danimarkën pasi këtu kam lindur dhe këtu më kanë rritur. Por një është e sigurt, unë asnjëherë nuk e harroj gjuhën e nënës», ka thënë Durmishi të dielën mbrëma për gazetën.Futbollisti shqiptar që përfaqëson Danimarkën, Riza Durmishi, thotë se është krenar që ndihet shqiptar. Ai të premten ishte kundërshtar i Shqipërisë,  të cilin takimin e vlerësoi special për shkak të prejardhjes.

 

Ai u fishkëllye nga tifozët shqiptarë në stadium dhe u sulmua në rrjetet sociale për zgjedhjen që ka bërë. Por pavarësisht kësaj në një intervistë për Kohën Ditore, Durmishi e thotë me krenari se është shqiptar.

«Mund të shkruajnë dhe të thonë çka të duan, por unë jam shqiptar. Edhe gjakun e kam shqiptar. Unë luaj futboll për Danimarkën pasi këtu kam lindur dhe këtu më kanë rritur. Por një është e sigurt, unë asnjëherë nuk e harroj gjuhën e nënës», ka thënë Durmishi të dielën mbrëma për gazetën.