Fustanet në vig, homazh për të mbijetuarat e dhunës seksuale në Kosovë

Instalacioni artistik i Alketa Xhafa-Mripës në stadiumin e futbollit adreson heshtjen që rrethojnë dhunimet e luftës, duke i ajrosur figurativisht «rrobat e palara»

Një artiste e artit konceptual po e transformon një fushë futbolli në Kosovë në një instalacion gjigant arti, me mijëra fustane të varur në tela në radhë në një homazh të fuqishëm dhe therës për të mbijetuarat e dhunës seksuale. Ekspozita «Mendoj për ty» do të jetë e hapur në stadiumin e qytetit në Prishtinë, kryeqytet i Kosovës me rastin e gjashtëmbëdhjetëvjetorit të hyrjes së forcave të NATO-s në qytet pas tre muaj të fushatës bombarduese.

Rreth 20 mijë femra shqiptare – dhe disa burra – ishin dhunuar prej ushtrisë, policisë dhe paramilitarëve serbë gjatë luftës në Kosovë më 1999 në kohën kur separatistët shqiptarë luftonin kundër regjimit jugosllav të prirë prej burrit të gjithëpushtetshëm, Slobodan Milosheviq. Alketa Xhafa-Mripa, artiste e lindur në Kosovë dhe shtetase e Britanisë së Madhe, ka thënë se ideja për instalacionin i ka ardhur derisa po dëgjonte intervista të të mbijetuarve të dhunës seksuale, që ishin ankuar se rrallëherë iu kishte dëgjuar zëri. Anna Di Lellio, eksperte për Kosovë, ka punuar me Xhafa-Mripën për konceptin dhe e ka ndihmuar zbatimin e projektit.

«Kam nisur ta sfidojë heshtjen, si mund të mos dëgjonim zërat e tyre gjatë dhe pas luftës, dhe mendova si të portretizoja gratë në artin kontemporan», ka theksuar Xhafa-Mripa, që kishte shkuar në Londër më 1998 që të studionte artin dhe jeton aty prej atëherë me burrin dhe tre fëmijët e saj.

Xhafa-Mripa, 35 vjeçe, zgjodhi fustanin dhe minifundin për të simbolizuar brishtësinë dhe pastërtinë, dhe duke varur pesë mijë fustane në tela për tharje rrobash, i ka dhënë një kuptim të ri shprehjeje. Ajo ka thënë gjatë një interviste së fundi në Londër se shpeshherë flitet për punët private në publik, por në këtë rast, rrobat pastrohen, si gratë e mbijetuara që janë të pastra dhe se nuk kanë asnjë njollë.

Fustanet janë varur në 45 tela rrobash në stadiumin e futbollit, që mund të shihet si një simbol i maskulitetit dhe maçoizmit. Duke mbledhur kaq shumë minifunde dhe fustane, Xhafa-Mripa synon të dëshmojë përmasat e problemit të dhunës seksuale gjatë kohës së luftës. Burra dhe gra, jo vetëm të mbijetuarat, do të inkurajohen të shkojnë ta shohin ekspozitën në stadium që të ndihmojnë instalacionin, të sponsoruar prej Këshillit Kombëtar të të Mbijetuarave të Dhunës Seksuale të Luftës, si një akt solidariteti.

«Dua që ata mijëra fustane t’ju godasin me realitetin e asaj çfarë kishte ndodhur dhe dua që njerëzit të flasin për këtë punë. Instalacioni mund të kuptohet prej gjithësecilit, nuk ka lidhje se çfarë gjuhe flasin ata», ka thënë ajo.

Si në luftën e Bosnjës, forcat serbe përdorën dhunimin pë terrorizmin dhe poshtërimin e popullsisë civile, bën të ditur «Human Rights Watch». Dhunimet – shpeshherë të kryera në sy të familjeve të të dhunuarave – ishin kryer kryesisht prej forcave paraushtarake. Edhe militantët shqiptarë ishin akuzuar për dhunime, por numri i rasteve të tilla besohet të jetë larg më i ulët.

Deri më sot, ka pasur vetëm një dënim në tribunalin ndërkombëtar për krime lufte në ish-Jugosllavi bazuar pjesërisht në dhunime seksuale. Në vetë Kosovën ka pasur vetëm dy raste hetimesh – prej njësitit të krimeve të luftës të EULEX-it, mision i sundimit të rendit në Kosovë i BE-së.

Pak femra kanë folur publikisht për traumat e tyre nga frika se do të margjinalizohen dhe se do të turpërojnë familjet e tyre në një shoqëri fort tradicionale në këtë aspekt, megjithëse ka grupe të të drejtave të njeriut, si Rrjeti i Grave të Kosovës që kanë ofruar ndihmë. Ligji për veteranët e luftës ishte ndryshuar vjet për të përfshirë të mbijetuarat e dhunës seksuale, të cilat do të marrin kompensim prej shtetit.

«Të mbijetuarat e dhunës seksuale vazhdojnë të stigmatizohen dhe nuk iu njihet vuajtja», ka deklaruar Atifete Jahjaga, presidentja e parë femër e Kosovës dhe një prej sponsorëve të ekspozitës. «Me këtë instalacion artistik, ne tregojmë se shoqëria i mbështet ato, se nuk ka ‹ne› dhe ‹ato›. Gjuha e kësaj ekspozite është universale dhe shkon përtej Kosovës. Ia kushtojmë femrave dhe meshkujve të gjithë botës mbarë, që janë subjekte të dhunës seksuale, një krim kundër njerëzimit».

Në përgatitje të instalacionit, Mripa-Xhafa ka marrë pjesë në ngjarje në Prishtinë dhe qytete të tjera, duke mbledhur fustane nga njerëz dhe duke dëgjuar rrëfime të tmerrshme prej të mbijetuarave. Njerëzit janë inkurajuar të kontribuojnë me veshje të ndryshme që kanë kuptim të veçantë për ta. Presidentja Jahjaga ka qenë prej dhurueseve të para. Një grua e ka dhuruar fustanin e saj të matesës. Një tjetër një palë pantallona që i kishte veshur kur e kishin dëbuar forcat serbe.

Cherie Blair, gruaja e ish-kryeministrit britanik Tony Blair, gjithashtu ka dhuruar një fustan, sikur edhe Lady Anelay, përfaqësuesja speciale britanike për parandalimin e dhunës seksuale në konflikte, që do ta vazhdojë punën e nisur prej William Hague, ish-sekretarit të Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar.

«Le të kontrbuojmë bashkërisht dhe dhe t’ua kushtojmë këtë të bijetuarave të dhunimeve gjatë kohës së luftës», ka thënë Xhafa-Mripa. «Bukuria e kësaj vepre artistike është se kushdo mund të përfshihet. Njerëzit duan të jenë pjesë e saj – kjo është arritja ime më e madhe».

 «The Guardian»