Fundi i franshisave të ndryshme në sigurimet shëndetësore?




Federata është duke e shqyrtuar mundësinë e ndryshimeve në çështjen e franshisave të sigurimeve shëndetëosre. Nëse hiqen variantet zgjedhëse, personat e shëndoshë do të duhet të paguajnë premi më të larta.

«NZZ am Sonntag» njofton se Enti për Shëndetësi po studjon mundësinë e ndryshimeve te franshisat e sigurimeve shëndetësore. Ekziston mundësia që me ndryshimet e pritshme të hiqen të ashtuquajturat franshisa zgjedhëse, mbi 300 franga, te të rriturit. Kjo sigurisht do t’i ‹penalizonte› ata që kanë më pak vizita te mjeku.

Monetalisht sistemi i sigurimeve bazë shëndetësore njeh përveç franshisës së rregullt prej 300 frangave edhe variantet zgjedhëse prej 500, 1’000, 1’500, 2’000 dhe 2’500 frangave. Sistemi sugjeron që sa më e lartë të jetë franshisa, aq më e ulët është premia mujore që duhet të paguajë i siguruari. Në rast trajtimi mjekësor, i siguruari e paguan vet shumëm e caktuar të frashisës. Enti për Shëndetësi ka llogaritur që përmes dy kategorive më të larta të franshisës, sigurimeve iu shpëton një vëllim premish prej 800 deri 900 milion frangave.

Me kursimin nga franshisa e lartë që zgjedhin disa persona dobësohet solidariteti në sigurimet shëndetësore sociale, e citon media një burim nga Enti për Shëndetësi. / skFederata është duke e shqyrtuar mundësinë e ndryshimeve në çështjen e franshisave të sigurimeve shëndetëosre. Nëse hiqen variantet zgjedhëse, personat e shëndoshë do të duhet të paguajnë premi më të larta.

«NZZ am Sonntag» njofton se Enti për Shëndetësi po studjon mundësinë e ndryshimeve te franshisat e sigurimeve shëndetësore. Ekziston mundësia që me ndryshimet e pritshme të hiqen të ashtuquajturat franshisa zgjedhëse, mbi 300 franga, te të rriturit. Kjo sigurisht do t’i ‹penalizonte› ata që kanë më pak vizita te mjeku.

Monetalisht sistemi i sigurimeve bazë shëndetësore njeh përveç franshisës së rregullt prej 300 frangave edhe variantet zgjedhëse prej 500, 1’000, 1’500, 2’000 dhe 2’500 frangave. Sistemi sugjeron që sa më e lartë të jetë franshisa, aq më e ulët është premia mujore që duhet të paguajë i siguruari. Në rast trajtimi mjekësor, i siguruari e paguan vet shumëm e caktuar të frashisës. Enti për Shëndetësi ka llogaritur që përmes dy kategorive më të larta të franshisës, sigurimeve iu shpëton një vëllim premish prej 800 deri 900 milion frangave.

Me kursimin nga franshisa e lartë që zgjedhin disa persona dobësohet solidariteti në sigurimet shëndetësore sociale, e citon media një burim nga Enti për Shëndetësi. / sk