Ftohet prokuroria të hetojë listën e 46.230 veteranëve-luftëtarë

Qeveria e Kosovës ka miratuar të mërkurën një raport, i cili 46.230 qytetarëve ua njeh statusin e veteranit-luftëtar të UÇK-së. Kjo shifër, për një nga subjektet politike në pushtet, duhet ta lëvizë prokurorinë, shkruan sot Koha Ditore.




Përmban vetëm dy faqe raporti i Komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorit të kombit, invalidit, veteranit, pjesëtarit apo të internuarit të luftës së UÇK-së.

Në të mungojnë të dhënat për dëshmorët e invalidët, për të cilat kategori ligji parasheh pensione. Po kështu, mungojnë shifrat për kategoritë e tjera që nuk do të kenë pensione, por të cilave u njihen disa lehtësira.