Fshati më i pastër në Azi

Në fshatin Mavlinnong në lindje të Indisë, vënia e gjërave në vendin e vet është ritual i njohur prej më të voglit deri tek banori më plak i fshatit. Dhe kjo punë merret shumë seriozisht.

Këtij fshati të vogël me gjashtëqind banorë në rajonin Meghalaya i ka dalë nami si më i pastri prej të gjitha katundeve në Indi, transmeton «Koha Ditore».

Dhe meqë është fjala për Indinë, kjo ka domethënie të madhe. Hedhja e mbeturinave e qeseve të ndryshme të najlonit është pjesë e përditshmërisë së fshatrave indiane. I shihni ngado që mund të kaloni.

Misioni

Aq është problematike, saqë edhe qeveria e kryeministrit Shri NArendra Modi ka lansuar programin kombëtar për pastrimin e vendit.

«Misioni i pastrimit të Indisë» mban emrin fushata që ka nisur në tetor të vitit 2014 me qëllim që të arrihet të pastrohen shumica e qyteteve të mëdha indiane deri më 2019, kur edhe shënohet 150-vjetori i lindjes së ikonës botërore të paqes, indianit Mahatma Gandhi.

http://i0.wp.com/cms.koha.net/cms/f/u/20160611233847919.jpg?w=640