Fshatari – qytetarit

Foto: Shutterstock



Ti fle në shtrat të butë,
Unë mbi lëndinë fle;
Ti shihesh në pasqyrë,
Unë – në liqen, atje.

Ti fle përmbi qilima,
Unë – mbi bar të ri.
Ti pi verë të shtrenjtë,
Unë ujë të ftohtë pi.

Ti rron mes katër muresh,
Unë rroj mes fushave.
Unë e shijoj pranverën,
Ti në pikturë e sheh.

Ti shpesh je i sëmurë,
Unë jam shëndetçelik.
Ty të mbron mercenari,
Mua – një qen besnik.

Ti fle veç me muzikë,
Unë – me një ujë që rrjedh.
Ti dëgjon violina,
Unë – zogun që ia dredh.

Ti fle gjer në mesditë,
Unë çohem që pa gdhi.
Jot shoqe ka stolitë,
E imja ka freski.