Fshatari dhe gjarpëri




Një vit në jenar,
dolli një fshatar
jashtë nëpër ara,
kur gjeti përpara,
mbuluar me borë,
një gjarpër të mpirë,
të mbledhur, të ngrirë.
E mori ndë dorë,
ndë shtëpi e shpuri
dhe pranë zjarrit e vuri.
Gjarpri kur u ngro, u xgjua,
e droth e u rrotullua,
me qëllim për të kapshuar,
fshatarë q’ e kish shpëtuar!
«Unë, tha fshatar’ i mjerë,
të prura këtu të ngrova,
sot nga vdekja të shpëtova,
dhe ti do të më lëç vrerë!
Qënkej i lik sa s’ke shokë!»
Q’atë çast, fshatar’ i ngratë,
me vrap mori një sëpatë
dhe i ra gjarprit në kokë.
Njerst’ e poshtër e të liq
nukë bënen kurrë miq.