Frikë nga vetja




Derisa i afrohemi shtëpisë, duke hequr dorëzat,

ajri formon një shtresë të imët

akulli rreth secilës dorë,

ti beson se unë mund t’i bëjë ballë torturës

për hatër të fëmijëve. Ti më thua që kam

kurajo. Mbështetem për dere dhe qaj,

lotët ngrijnë në faqet e mija

tinguj të brishtë thyes.

Mendoj për gratë që qëndrojnë lakuriq

në lumin e ngrirë, rojet që derdhin kova uji

mbi trupat e tyre derisa ato të shkëlqejnë

si pemët në një stuhi akulli.

Asnjëherë s’kam menduar se do t’i bëja ballë, as edhe

për hatër të fëmijëve. E gjitha që kam dashur të bëjë,

të qëndroj mes tyre dhe dhimbjes. Por unë vijë nga një

varg i gjatë

i grave

që e kanë vendosur veten

në rend të parë. Mbështetem në derën

e madhe të errët, fytyra prush

Me një shkëlqim verbues sikurse udha e rrezikshme,

mendoj për mashën e nxehtë, shtytjet,

dhe lëkurën e fëmijëve të mi, shtresën e sipërme

njomake, të shtrënguar, të hollë,

që ua mbulon trupat, e butësisht

dritëzon.

Përktheu: Vlora Konushevci