Frika nga librat me shumë faqe

Karriera 40-vjeçare prej shkrimtari e James Pattersonit është aq e bujshme saqë zgjon interesimin e të pasionuarve me shifrat njashtu sikurse edhe të adhuruesve të fjalës së shkruar.

Librat e tij përbëjnë 1 nga 14 romanet më të shitura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mesatarisht, qysh prej publikimit të parë, 21 nga librat e tij janë shitur për çdo minutë, shkruan «Irish Times», transmeton «Koha Ditore». Ai ka qenë autori i librave që janë huazuar më së shumti në libraritë britanike për nëntë vjet radhazi.

Dhe, sipas të dhënave më të reja të «Forbes», ai fiton 9 mijë euro për çdo orë të ditës nga shitjet dhe spin-offet, sikurse edhe nga librat e tij për fëmijë apo përshtatja për film e trilerit të tij me Alex Crossin, «Along Came a Spider».

Në një dhomë të papërshkrueshme takimesh në Londër, i veshur me një bluzë të trashë, duket e papërshtatshme se ky tip i këndshëm e i afërm zotëron kaq shumë privilegje.

«Oh, nuk më intereson për asnjë prej këtyre gjërave”, thotë Patterson (69) me modesti. «Nuk mendoj se kjo ka domethënie. Unë thjesht tregoj rrëfime».

Natyra e tij imagjinative e ka çuar atë në udhëtimin e tij më të ri sfidues: rishpikjen e novelës në një seri të titulluar «BookShots».