Franshisa minimale: nga 300 – 500 franga

Sigurimi Shëndetësor duhet të bëhet një sigurim dhe jo «vetëshërbim», thotë kryetari i Santésuisse. Ndër të tjera, ai kërkon një franshisë minimale më të lartë, njofton Agjensia Zvicerane e Lajmeve.

Të siguruarit shëndetësorë duhet të participojnë më shumë në kosoton e trajtimit mjekësor. Këtë e kërkon Heinz Brand, kryetar i Bashkimit të të Siguruarve Shëndetësorë – Santésuisse. Pas 100 ditëve në këtë funksion, ai ka prezentuar para mediave recepta për sistemin zviceran të shëndetësisë.

Për Brand duhet forcuar vetëpërgjegjësia e të siguruarve shëndetësorë. Ai propozon ngritjen e franshisës minimale, për shembull, nga 300 në 500 franga. Në vitin 1996 kur është instaluar Sigurimi i Obliguar Shëndetësor, franshisa e rregullt ka qenë 150 franga. Nga kjo kohë ajo është ngritur dy herë, për herë të fundit para më shumë se dhjetë vjetëve.

Sigurimi duhet të bëhet përsëri një sigurim dhe jo një «dyqan vetshërbimi» për bagatellat më të imta, e citon Tages Anzeiger Brand. Së fundmi, iniciativa popullore për mbulimin e abonamenteve të qendrave të fintesit tregon qartë që ideja fillestare për një sigurim shëndetësor social ndërkohë ka kaluar në harrim.

Një nga receptet e Brand për sigurimin shëndetësor është edhe shkoklavitja e detyrave të kantoneve. Ato sot e planifikojnë numrin e spitaleve, e përcaktojnë ofertën e tyre, i miratojnë tarifat e tyre, e finansojnë një pjesë të kosotos së shërbimeve dhe angazhohen njëkohësisht për nxitjen e ekonomisë. Kjo, sipas Brand, e pamundëson konkurrencën dhe e shtrenjton sistemin shëndetësor.

Më tej, kryetari i Santésuisse kërokn matje dhe vlerësim të kualitetit në spitale dhe ofertues të tjerë shërbimesh shëndetësore. Kjo shpie në transparencë, dhe transparenca çon në më shumë konkurrencë e në liri të vërtetetë zgjedhjeje për pacientët. Rritja e të dhënave për shëndetësi në Sigurimin Bazë shkon mesatarisht në 1,1 miliard franga në vit, ka deklaruar Brand. Nëse të gjithë aktorët e involvuar në këtë çështje e përmbushin detyrën e tyre, sipas tij, është plotësisht e mundur ulja e kostos pa e cënuar kualitetin e shërbimit. / ks

 Foto: K. Shabani