Fotoja e refugjates kosovare dhe 9 foto tjera që nuk pushtuan botën

Javën që shkoi u paraqitën pamje tmerruese të tre vjeçarit sirian, refugjatit Aylan Kurdi, i shtritë në një plazh të Turqisë, fotografi që pushtoi botën (u bë virale).

Ditëve pasuese, liderë botërorë dolën në përkrahje të mirëpritjes së refugjatëve, debat ky që kaploi Komisionin Evropian mbi politikën e refugjatëve, e madje edhe Papa Françesku bëri thirrje për hapjen e shtëpive për refugjatë.

Incidenti është dëshmi që mediat sociale kanë ndikim shumë më të madh mbi politikat publike në epokën e informacionit.

«Jemi dëshmitarë të një eskalimi drastik të zhvendosjeve të dhunshme nëpër botë», ka thënë António Guterres, shef i agjencisë së OKB-së për refugjatë, transmeton Koha.net.

Por, realiteti është se ka edhe me miliona fotografi tjera të ngjashme me atë të Aylanit, tregimet e të cilëve nuk janë treguar asnjëherë dhe që kanë mbetur në harresë.

Web-faqja «The Citizen» ka bërë përzgjedhjen e 10 fotografive të fëmijëve refugjatë që nuk u bën virale, në mesin e të cilave është edhe një fotografi e një refugjateje të vogël nga Kosova.

Djaloshi i vogël sirian që qëndron pranë rrënojave të një ndërtese të rrënuar të goditur ose nga forcat pro ose anti-qeveritare në vendin e shkatërruar nga lufta.

Ky njeri vdiq pak minuta pasi u shkrep kjo fotografi, në Bicske, Hungari. Ai provoi të kalonte në Austri ndërsa policia beson se ai u rrëzua dhe goditi kokën pasi u lirua pas dy ditësh qëndrimi i ngujuar në një stacion treni. Autoritetet hungareze kishin ndaluar trenin në përpjekje për t’i detyruar refugjatët të shkojnë në një kamp të afërt.

Një person nga Rohingya lut autoritetet derisa familja e tij qëndron e strehuar në një barkë të thjeshtë të përdorur nga migrantët për të iku nga zona kufitare Bangladesh-Mianmar. Myslimanët e Rohingyas janë një prej pakicave më të persekutuara në botë, të cilët shpesh mbyten në det pasi shumë vende nuk lejojnë hyrjen.

Një refugjate e vogël palestineze mban një parullë në një kamp në shkretëtirën e Irakut. Më 2012, numri i refugjatëve palestinezë, sipas të dhënave të UNRWA, ka qenë 4,950,000, nga të cilët rreth 1,5 milionë jetojnë në kampet e UNRWA.

Konflikti në Sudanin Jugor, e cila fitoi pavarësinë nga Sudani më 2011, ka lënë me mijëra persona të vdekur dhe mbi 1 milion të zhvendosur që nga dhjetori. Konflikti nisi me një përleshje në kryeqytetin Juba në mes të forcave besnike të presidentit Salva Kiir, dhe të atyre besnike të ish-zëvendëspresidentit Riek Machar, u përhap në konflikt kombëtar.

Një fëmijë i vogël sirian qan derisa policia turke kontrollon çantat e familjes së tij. Më shumë se 1 milion sirianë kanë ikur në Turqi për t’i shpëtuar konfliktit në Siri.

Një fëmijë refugjat sirian qan në kampin e refugjatëve Al Zaatri në qytetin jordanez Mafraq, afër kufirit me Sirinë.

Një fëmijë qan pasi një zjarr pushtoi një kamp refugjatësh në kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricë. Kampi aso kohe mbante refugjatë nga Kosova. Deri në prillin e vitit 1999, rreth 600 mijë shtetas të Kosovës ishin kthyer në refugjatë; e mbi 400,000 tjerë ishin zhvendosur brenda Kosovës.

Babai i një vajze palestineze është plagosur në një sulm ajror izraelit në një kamp refugjatësh.

2 vjeçari Reza Khan (që mban shishen), vëllai i tij binjak (në të majtë) dhe dy fëmijë tjerë në një kamp refugjatësh në Afganistan. Sipas UNHCR-së, 2.1 milionë refugjatë afganë janë raportuar në 72 vende azilantësh.