Fotografi zviceran: Këtu habiten sa «normalë» janë njerëzit në Kosovë

Mario Haller ka realizuar një seri portretesh me të rinj në Kosovë, të cilët refuzojnë të emigrojnë. Materiali ka pasur një jehonë të jashtëzakonshme te lexuesit e «Aargauer Zitung». Në një intervistë për gazetën ai flet për përvojat e tij në Kosovë.

Për herë të parë në Ballkan Haller ka qenë para një viti e gjysmë në Bosnjë, me rastin e përmbytjeve. Atij i kishte lënë përshtypje mentaliteti i hapur dhe i ngrotë i njerëzve atje. Kur ka lexuar për valën e refugjatëve nga Kosova, ai ishte gati për të shkuar vetë në vend. Pa pasur ndonjë plan për qëndrimin dhe punën që do të kishte. Si rezultat i qëndrimit në Kosovë, Haller bën një seri portretesh të të rinjëve që refuzojnë ta lëshojnë Kosovën. Ai kishte krijuar kontakte me vendasit paraprakisht përmes Facebookut. Njëri prej tyre e kishte shoqëruar në Prishtinë, të cilin Haller e kishte takuar në shtëpinë e tij, ku kishte realizuar edhe intervistën e parë në Kosovë. Aty ai e kishte pasur të qartë: kjo është puna dhe tema e tij për tre javë qëndrimi në Kosovë.

Në fakt, fotografi kontakte me kosovarë ka pasur që në Zvicër. Dhe ato pjesërisht kishin qenë edhe përvoja të këqija. Ndërkaq për tre javë në Kosovë, rrëfen ai, nuk është konfrontuar në asnjë moment me ndonjë përjetim të pakëndshëm. «Të gjithë ishin të lumtur të flisin me dikënd nga Perëndimi. Haller e pranon që ka pasur të bëjë kryesisht me njërëz që nuk jetojnë keq, por ai nuk është ndruajtur të flasë edhe me të tjerë. Disa portrete Haller i ka realizuar në lagjen e romëve Plemetina, ndonëse për shkak se askush prej tyre nuk flet as gjermanisht, as anglisht nuk ka pasur ndonjë bisedë të thellë. Ndërkaq ai nuk ka dashur që dikush t’i përkthente, sepse kështu humbasin gjëra me vlerë.

Në takimet me studentë dhe artistë në Kosovë, fotografi sheh një kontrast me emigrantët shqiptarë në Zvicër. Dhe për këtë ka shumë arsye, thotë Haller. Njëra prej të intervistuarave ia shkoqit ato më së miri. Shqiptarët që e kanë lëshuar Zvicrën në vitet ’90-të kanë përjetuar një zhvillim tjetër, transmeton ai. Gjuha e emigrantëve tani në Prishtinë duket antikuare. Duke u bazuar në atë që ka parë në Kosovë, sikur të ishte vendas, ai vet mbase nuk do të emigronte. Megjithëse njerëzit me të cilët ai ka qëndruar kryesisht kanë qenë të privilegjuar – me punë. Në anën tjetër, në Kosovë po hapen perspektiva për ata që përpiqen dhe dëshirojnë të arrijnë diçka. Këtu ai e kujton Aresin, drejtorin 23-vjeçar të një kinoje. Ka shumë të tjerë që do të dëshironin të studionin në Perëndim, por që të ardhmen e shohin në Kosovë.

Jehona e punës së tij deri tani ka qenë shumë pozitive, pohon Haller. Në radhë të parë janë kolegët e tij fotografë që i kanë vlerësuar fort këto foto. Të magjepsur janë edhe vetë personazhët e fotografive. Shumë prej tyre këto portrete i shfrytëzojnë për profilin e tyre në rrjetet sociale. Para se të nisesha për në Kosovë, prindërit dhe miqtë e mi merakoseshin për mua se mos më ndodhte ndonjë gjë e keqe, rrëfen ai. Tani ata janë të befasuar nga fotot që ka bërë atje me atë se sa normalë janë njerëzit në Kosovë.

Haller dëshiron ta vizitojë përsëri Kosovën – edhe si fotograf. Para së gjithash lagja e romëve Plemetina, ku jetojnë të margjinalizuarit e Prishtinës do të jenë objekt i punës së tij. Një vend i tillë do të mund të ishin fshatërat ku jetojnë vetëm kosovarë boshnjakë, të shkëputur nga pjesa tjetër e vendit. Me një fjalë, herën tjetër fokusi i tij nuk do të ishin qendrat urbane, por periferia. Nndërkohë ai ka parë që njëri ndër lexuesit e fotografive të tija është përkthyes. «Do të vëmë kontakt bashkë», thotë ai: «Ndoshta del një bashkëpunim», përfundon fotografi. Përndryshe Mario Haller është gjeneratë e 1991-shit dhe vjen nga Muri (AG). Në fillim ai ka kryer një zanat si pastiçer. Pas një pune në reportazhe të lira, ai në 2013-tën i ka kryer studimet në grupin e fotografëve autodidaktë. Në vitet 2014/15, Haller ka kryer në drejtimin për fotografi redaksionale në MAZ, me një punë praktike në fshatin e fëmijëve Pestalozzi në Tailandë. Në 2015-tën Haller po bën një praktikë si fotograf në gazetën «Aargauer Zeitung» dhe vepron si fotograf i pavarur. ks

Foto: Mario Haller