Foto nga Lojërat Olimpike Tokio 1964

Tokio do të jetë nikoqire e Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike Verore në vitin 2020, për herë të dytë në histori të këtij vendi.




Huffingtonpost ka publikuar disa foto të Lojërave të para Olimpike që janë mbajtur në Japoni në vitin 1964, që ishte edhe hera e parë që këto lojëra janë mbajtur në Azi.Ceremonia hapëse ishte mbajtur më 10 tetor në stadiumin kombëtar të Japonisë.

Në foto janë të përfshira momentet më interesante të këtyr lojërave, ndër to është edhe Yoshinori Sakai, i cili kishte bartur flakadanin olimpik. Ai kishte lindur më 6 gusht 1945, ditën e njëjtë që kishte shpërthyer bomba atomike në Hiroshima, transmeton Koha.net. Ai ishte zgjedhur që të nderojë viktimat e këtij shpërthimi.

Gjithashtu në foto shfaqen stadiumet e ndryshme dhe sportistët që ishin pjesëmarrës. Ndër fotot më interesante është ajo e 6 shtatorit 1964, në të cilën paraqitet pulla përkujtimore e Lojërave Olimpike të Tokios.

LO1LO3LOLO2LO8LO4LO5LO7LO6