Forum për forcimin e bashkëpunimit Zvicër- Kosovë




[Best_Wordpress_Gallery id=”89″ gal_title=”rexha_basel”]

Përfaqësues nga ekonomia, turizmi e kultura, në një takim dyditor në Bazel biseduan për avancimin e marrëdhënieve në këto fusha.

Teksti dhe foto Rexhep RIFATI

Bazel, 31 janar

Për dy ditë rresht në Bazel – 30 e 31 janar – u zhvillua Forumi Ekonomik-Kulturor-Turistik për Kosovën. Organizator të këtij evenimenti ishin shoqata «GjakovaBasel» dhe Këshillimorja ABSM nga Bazeli. Morën pjesë mbi 50 përfaqësues të ardhur nga Kosova. Nga pala zvicerane aty ishin, pos përfaqësuesve të DEZA-s, ishin edhe edhe  disa firma,  tanimë pranishme me investime në Kosovë.

«GjakovaBasel», bartëse e disa projekteve

Hapjen e këtij forumi dyditor e bënë kryetari i shoqatës «GjakovaBasel», Georg Fankhauser, nga Bazeli dhe nënkryetarja nga Gjakova, Hana Byci. Ata e prezantuan punën e kësaj shoqate relativisht të re. Me këtë rast foli edhe drejtori i këshillimores ABSM Basel, Skender Nikoliqi, që shquhet për nxitjen dhe realizimin e disa projekteve në Kosovë.

Në punën e këtij forumi ditën e parë morën pjesë edhe ambasadori i Kosovës, Naim Mala, si dhe drejtuesja e Qendrës se Kulturës së Kosovës në Cyrih, Shukrije Ramadani. Nga Ministria e Diasporës ishin Kushtrim Sheremeti – këshilltar i lartë dhe Dren Shahini – shef i kabinetit të ministrit të diasporës. Nga radhët e afaristëve nga Kosova merrte pjesë edhe Vllaznim Xhiha, ndërsa nga afaristët shqiptarë në Zvicër – Fehmi Fetahu nga firma Fetaxid, Qamil Isufi – DriniTee, Rexhep Berisha importues i Birrës së Pejës dhe të tjerë.

Turizmi një fushë ende e pashfrytëzuar

Në temën e parë u shqyrtua fusha e turizmit. Me këtë rast, arkitekti Sali Shoshi nga organizata «Trashëgimia Kulturore pa kufij» mbajti një referat mbi vlerat kulturo-historike të Kosovës, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit që ofron Kosova në ketë fushë.

Në ditën e parë të forumit me prezantime nga lëmi i turizmit, Elisabeta Eggenberger nga Geaea Tours, prezantoi një projekt që ajo e realizon në bashkëpunim me Xhevdet Kallabën: organizimin e grupeve turistike nga Zvicra në Kosovë. Ky projekt deri më tani ka rezultuar me shkuarjen e dhjetëra grupeve nga Zvicra – arsimtarë, punëtorë social etj., të cilët janë njohur nga afër me begatitë e Kosovës dhe me mikpritjen e vendaseve. Referencë e këtyre vizitave janë edhe ish-mërgimtarët kosovarë në Zvicër që tash janë kthyer në Kosovë dhe zhvillojnë një afarizëm të suksesshëm atje.

Investuesit nga mërgata

Në kontekstin e investimeve dhe të turizmit, Fehmi Fetahu (Fetaxid) , duke e marrë si shembull investimin e babait të tij, Faikut, mbajti një referat rreth zhvillimit të atraksionit të tij turistik, «Vali Ranch» në Gjilan . U përmend se ka edhe afaristë të tjerë shqiptarë që jetojnë e punojnë në Zvicër, e që kanë bërë investime të konsiderueshme në Kosovë, porse ato ende janë të modeste në raport me mundësitë. U apelua që edhe vet Kosova të ofrojë kushte dhe mundësi më të mëdha lehtësuese për investuesit nga diaspora.

Rekrutimi i ekspertëve

Me këtë rast u demonstrua edhe puna e ndërmarrjes së IT-së, Bonevet, me seli në Gjakovë. Atë e ka themeluar biznesmeni dhe intelektuali Vllaznim Xhiha, i cili është i diplomuari i parë shqiptar në ETH të Cyrihut disa dekada më parë dhe kishte një firmë të njohur në Zvicër. Xhiha prej dy-tri vitesh është kthyer në Kosovë, ku ka mundësuar hapjen dhe menaxhimin e disa firmave në Kosovë. Synim i tij është që në këto firma të rekrutojë ekspertë të rinj shqiptarë, të përgatitur në universitetet e jashtme. Kësaj radhe për përvojat e firmës Bonevet foli i riu Lekë Zherka, i ardhur edhe ai nga Kosova.

Dita e dytë e këtij forumi vazhdoi me prezantimin e aktiviteteve që ndërlidhen me sektorin e  IT-së dhe të turizmit. Nga këto prezantime ishte edhe projekti EYE, që financohet nga qeveria Zvicerane. Për të foli drejtori i «Helvetas Swiss… », Heini Conrad, i cili u fokusua në mundësitë e shërbimeve nga ky sektor me simotrat gjegjëse në Kosovë.

Sportistët kulmor, pjesë e imazhit

Nga radhët e sportistëve kulmor në Zvicër u prezantua boksieri Arnold Gjergjaj, kampion evropian i boksi, që prej vitesh jeton në Bazel. Për personalitetin e tij, si njeri e sportist të shquar, foli trajneri i tij Angelo Molina. Prania e boksierit, që synon titullin e kampionit botëror, ishte një atraksion në veti gjatë këtij forumi.

PForumi u përmbyll me disa pika muzikore dhe prezantimin e  futbollistit Amir Abrashi nga FC Basel.  Në forum u sollën edhe ushqime nga kuzhina e pasur shqiptare, shitja e të cilave u bë për të ndihmuar një familje skamnore në komunën e Pejës. Po ashtu u sollën edhe pije të ndryshme që prodhohen në Kosovë, e që mund të blihen në shitoret e këtushme, siç janë birra e Pejës, vera e Rahovecit etj. Forumi u përmbyll me një program muzikor.[Best_Wordpress_Gallery id=”89″ gal_title=”rexha_basel”]

Përfaqësues nga ekonomia, turizmi e kultura, në një takim dyditor në Bazel biseduan për avancimin e marrëdhënieve në këto fusha.

Teksti dhe foto Rexhep RIFATI

Bazel, 31 janar

Për dy ditë rresht në Bazel – 30 e 31 janar – u zhvillua Forumi Ekonomik-Kulturor-Turistik për Kosovën. Organizator të këtij evenimenti ishin shoqata «GjakovaBasel» dhe Këshillimorja ABSM nga Bazeli. Morën pjesë mbi 50 përfaqësues të ardhur nga Kosova. Nga pala zvicerane aty ishin, pos përfaqësuesve të DEZA-s, ishin edhe edhe  disa firma,  tanimë pranishme me investime në Kosovë.

«GjakovaBasel», bartëse e disa projekteve

Hapjen e këtij forumi dyditor e bënë kryetari i shoqatës «GjakovaBasel», Georg Fankhauser, nga Bazeli dhe nënkryetarja nga Gjakova, Hana Byci. Ata e prezantuan punën e kësaj shoqate relativisht të re. Me këtë rast foli edhe drejtori i këshillimores ABSM Basel, Skender Nikoliqi, që shquhet për nxitjen dhe realizimin e disa projekteve në Kosovë.

Në punën e këtij forumi ditën e parë morën pjesë edhe ambasadori i Kosovës, Naim Mala, si dhe drejtuesja e Qendrës se Kulturës së Kosovës në Cyrih, Shukrije Ramadani. Nga Ministria e Diasporës ishin Kushtrim Sheremeti – këshilltar i lartë dhe Dren Shahini – shef i kabinetit të ministrit të diasporës. Nga radhët e afaristëve nga Kosova merrte pjesë edhe Vllaznim Xhiha, ndërsa nga afaristët shqiptarë në Zvicër – Fehmi Fetahu nga firma Fetaxid, Qamil Isufi – DriniTee, Rexhep Berisha importues i Birrës së Pejës dhe të tjerë.

Turizmi një fushë ende e pashfrytëzuar

Në temën e parë u shqyrtua fusha e turizmit. Me këtë rast, arkitekti Sali Shoshi nga organizata «Trashëgimia Kulturore pa kufij» mbajti një referat mbi vlerat kulturo-historike të Kosovës, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit që ofron Kosova në ketë fushë.

Në ditën e parë të forumit me prezantime nga lëmi i turizmit, Elisabeta Eggenberger nga Geaea Tours, prezantoi një projekt që ajo e realizon në bashkëpunim me Xhevdet Kallabën: organizimin e grupeve turistike nga Zvicra në Kosovë. Ky projekt deri më tani ka rezultuar me shkuarjen e dhjetëra grupeve nga Zvicra – arsimtarë, punëtorë social etj., të cilët janë njohur nga afër me begatitë e Kosovës dhe me mikpritjen e vendaseve. Referencë e këtyre vizitave janë edhe ish-mërgimtarët kosovarë në Zvicër që tash janë kthyer në Kosovë dhe zhvillojnë një afarizëm të suksesshëm atje.

Investuesit nga mërgata

Në kontekstin e investimeve dhe të turizmit, Fehmi Fetahu (Fetaxid) , duke e marrë si shembull investimin e babait të tij, Faikut, mbajti një referat rreth zhvillimit të atraksionit të tij turistik, «Vali Ranch» në Gjilan . U përmend se ka edhe afaristë të tjerë shqiptarë që jetojnë e punojnë në Zvicër, e që kanë bërë investime të konsiderueshme në Kosovë, porse ato ende janë të modeste në raport me mundësitë. U apelua që edhe vet Kosova të ofrojë kushte dhe mundësi më të mëdha lehtësuese për investuesit nga diaspora.

Rekrutimi i ekspertëve

Me këtë rast u demonstrua edhe puna e ndërmarrjes së IT-së, Bonevet, me seli në Gjakovë. Atë e ka themeluar biznesmeni dhe intelektuali Vllaznim Xhiha, i cili është i diplomuari i parë shqiptar në ETH të Cyrihut disa dekada më parë dhe kishte një firmë të njohur në Zvicër. Xhiha prej dy-tri vitesh është kthyer në Kosovë, ku ka mundësuar hapjen dhe menaxhimin e disa firmave në Kosovë. Synim i tij është që në këto firma të rekrutojë ekspertë të rinj shqiptarë, të përgatitur në universitetet e jashtme. Kësaj radhe për përvojat e firmës Bonevet foli i riu Lekë Zherka, i ardhur edhe ai nga Kosova.

Dita e dytë e këtij forumi vazhdoi me prezantimin e aktiviteteve që ndërlidhen me sektorin e  IT-së dhe të turizmit. Nga këto prezantime ishte edhe projekti EYE, që financohet nga qeveria Zvicerane. Për të foli drejtori i «Helvetas Swiss… », Heini Conrad, i cili u fokusua në mundësitë e shërbimeve nga ky sektor me simotrat gjegjëse në Kosovë.

Sportistët kulmor, pjesë e imazhit

Nga radhët e sportistëve kulmor në Zvicër u prezantua boksieri Arnold Gjergjaj, kampion evropian i boksi, që prej vitesh jeton në Bazel. Për personalitetin e tij, si njeri e sportist të shquar, foli trajneri i tij Angelo Molina. Prania e boksierit, që synon titullin e kampionit botëror, ishte një atraksion në veti gjatë këtij forumi.

PForumi u përmbyll me disa pika muzikore dhe prezantimin e  futbollistit Amir Abrashi nga FC Basel.  Në forum u sollën edhe ushqime nga kuzhina e pasur shqiptare, shitja e të cilave u bë për të ndihmuar një familje skamnore në komunën e Pejës. Po ashtu u sollën edhe pije të ndryshme që prodhohen në Kosovë, e që mund të blihen në shitoret e këtushme, siç janë birra e Pejës, vera e Rahovecit etj. Forumi u përmbyll me një program muzikor.