Forenzika fillon hetimin për gazin lotsjellës, i largojnë gazetarët

Policia hetuese kanë hyrë në sallën e Kuvendit të Kosovës për të hetuar se si ndodhi gjuajtja gazit lotsjellës në atë ambient, ndoshta edhe për të konstatuar rrezikun prej tij.




Ndërkohë gazetarët janë larguar nga ambientet prej nga do të mund të vëzhgonin dhe ndiqnin se çfarë po ndodhë aty, raportojnë gazetarët e «Kohës Ditore». Madje, gazetarëve u është ndërprerë edhe transmetimi përmes monitorit, jashtë sallës.