Foltorja e Kuvendit mbahet e bllokuar nga opozita

Pas kthimit të deputetëve në sallë pas takimit të thirrur nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ku opozitarët nuk morën pjesë, ata menjëherë bllokuan foltoren.




Sipas raportimit direkt të KTV-së, thuhet se opozitarët që kanë bllokuar foltoren e Kuvendit, po flasin me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Ky i fundit ka paralajmëruar një konferencë të jashtëzakonshme në ora 12:00.