«Fokusi i MCC-së është sektori privat»

Fokusi kryesor i projektit amerikan Millenium Challenge Corporation do të jetë sektori privat.

Kështu deklaroi Alban Zogaj, zyrtar i lartë i projektit amerikan «Millenium Challenge Corporation», i cili ishte i ftuar mbrëmë në emisionin «Ekonomia me Erëzën» në KTV.

«Sektori privat duhet të jetë shumë i lumtur që fokusi i MCC është në zbutje të mjedisit biznesor ose zgjidhjeve të problemeve që po i pengojnë investimet e reja. Normalisht kjo është në favor të sektorit privat, që është investuesi kryesor në Kosovë», deklaroi Zogaj.

«Gjithashtu është edhe në favor të shoqërisë për arsye se këto projekte do të rrisin ekonominë e Kosovës, do të hapin vende të reja të punës dhe do të zbusin varfërinë», pohoi Zogaj.